Kuzhe, i pathyeshmi i miqësoreve
Shqipëria do të përballet të mërkurën e ardhshme me Uzbekistanin (11 gusht), një skuadër më të cilën nuk jemi përballur asnjëherë në të kaluarën. Për përfaqësuesen kjo do të jetë miqësorja e katërt për vitin 2010 dhe e fundit përpara se kuqezinjtë të fillojnë fushatën për eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 2012. Për trajnerin Josip Kuzhe, kroati i dytë në stolin e Kombëtares sonë (pas Oto Bariçt), kjo do të jetë ndeshja e dhjetë e tij në krye të Shqipërisë, qysh kur ai e mori detyrën zyrtarisht, më 25 maj të vitit 2009. Në nëntë ndeshjet e tij të mëparshme (3 zyrtare dhe 6 miqësore), dallohet një detaj kuptimplotë, madje të paarritur nga askush nga 4 paraardhësit e tij të huaj, por dhe as nga ata shqiptarë. Përfaqësuesja do të grumbullohet më 8 gusht. Shqipëria nuk humbet prej tetë ndeshjesh, qysh kur humbi me Poloninë 1-0 në Reutlingen të Gjermanisë nën drejtimin e holandezit Ari Han, më 27 maj 2008. Për herë të parë një ndeshje e tillë miqësore do të zhvillohet në stadiumin e Durrësit “Niko Dovana”. Ky stadium sapo ka përfunduar me sukses montimin e impiantit të ndriçimit e do të jetë pikërisht ndeshja Shqipëri-Uzbekistan ajo që do ta inaugurojë atë, duke qenë se takimi do të luhet më 11 gusht në orën 20.30. Trajneri Kuzhe në ndeshjet e para të tij, 3 zyrtare dhe 6 miqësore ka këtë bilanc: 4 fitore, 3 barazim, 2 humbje. Edhe një statistikë për trajnerin Josip Kuzhe: 6 ndeshje miqësore, 4 fitore dhe 2 barazime. Grupi i lojtarëve që ka dispozicion Kuzhe ka katër lojtarë janë ende pa skuadër, Klodian Duro, Erion Bulku, Dorian Bylykbashi dhe Gilman Lika (flitet se ka firmos te Tirana, por nuk është zyrtarizuar). Dinamo, me katër lojtarë (Hidi, Balaj, Vila, Muzaka) dominon nga kampionati shqiptar (6 lojtarë në total). Ky është grumbullimi i parë i Lorik Canës si lojtar i Gallatasarajit. Në listën anti-Uzbekistan bie në sy rikthimi i portierit Arjan Beqaj (mungoi me arsye në ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Andorrës). Vija e sulmit përbëhet nga Erjon Bogdani, (Çesena), Hamdi Salihi (Rapid), Edmond Kapllani (Augsburg) dhe sulmuesi i ri Ahmed Jonuzi (Vorskla). Shqipëria ka zhvilluar tri ndeshje miqësore këtë vit, duke i fituar që të tria me të njëjtin rezultat 1-0: kundër Irlandës së Veriut (gol i Skelës), Malit të Zi (gol i Salihit) dhe Andorrës (gol i Salihit). Shqipëria pozicionohet e 71-ta në ranglistën botërore për muajin korrik, Uzbekistani i 87-ti.
TETË NDESHJE PA HUMBUR
Shqipëria nuk humbet prej tetë ndeshjesh, qysh kur humbi me Poloninë 1-0 në Reutlingen të Gjermanisë nën drejtimin e holandezit Ari Han, më 27 maj 2008.
REKORDI I KUZHESË
Kroati Josip Kuzhe është tekniku që mban edhe rekordin e fitores 6-1 kundër Qipros, më 12 gusht 2009 (po me pesë gola diferencë, ashtu si Hans Peter Brigeli kundër Vietnamit modest, po 5-0 në Norçia të Italisë).
NDESHJA E SHTATË
Për trajnerin kroat të përfaqësueses miqësorja kundër Uzbekistanit do të jetë ndeshja e shtatë miqësore, ku deri tani në gjashtë të parat ka koleksionuar 4 fitore (Qipro, Irlanda e Veriut, Mali i Zi dhe Andorra) dhe 2 barazime (Gjeorgji, Estoni),
REKORDET EKSTREME
Në ndeshjet miqësore, Shqipëria ka vendosur edhe dy rekordet ekstreme të saj: humbjen më të thellë, 12-0 me Hungarinë (24 shtator të vitit 1950, Budapest) dhe fitoren më të bujshme, 6-1 kundër Qipros (12 gusht të vitit 2009, Tiranë).
NDESHJA E PARË
Ndeshja e parë miqësore e Shqipërisë e njohur nga FIFA (duke përjashtuar atë kundër Malit të Zi) (ende nuk konsiderohej një shtet), është ajo kundër Rumanisë, më 23 tetor në Bukuresht e të përfunduar në barazim 1-1 (gol i Qamil Telitit, 49’).
FITORJA E PARË
Daton më 4 qershor të vitit 1950, në fitoren 2-1 kundër Bullgarisë, falë golit të rrallë të Loro Boriçit (21’) e të kompletuar nga Vafsi Biçakut (56’), një fitore që të kujtonte aromën e bukur të fitores së Kampionatit Ballkanik në vitin 1946.
HUMBJA E PARË
Është ajo me Poloninë, në Varshavë, më 6 nëntor 1949, me rezultatin 2-1, ku për Shqipërinë golin e vetëm e shënoi Zihni Gjinali: më të thellat, Hungari-Shqipëri 12-0 dhe Rumani-Shqipëri 6-0. Në fakt, si një humbje e turpshme mund të konsiderohet edhe ajo 2-0 me Andorrën (17 prill 2002).
GJEOGRAFIA E NDESHJEVE
Gjeografia e miqësoreve të Shqipërisë shtrihet në katër kontinentet, madje me Kinën në Azi, Bahreinin në Afrikë, Meksikën në Shtetet e Bashkuara, por dhe me Kubën në Berat, madje edhe me dy miqësore të bujshme si ato me Anglinë (B) në Bërnli dhe Portugalinë.
Miqësoret e kuqezinjve
1) 22.09.1946, Shkodër
Shqipëri-Mal i Zi 5-0
(jo e njohur nga FIFA)
2) 23.10.1949, Bukuresht
Rumani-Shqipëri 1-1
3) 06.11.1949, Varshavë
Poloni-Shqipëri 2-1
4) 17.11.1949, Sofje
Bullgari-Shqipëri 0-0
5) 29.11.1949, Tiranë
Shqipëri-Rumani 1-4
6) 01.05.1950, Tiranë
Shqipëri-Poloni 0-0
7) 04.06.1950, Tiranë
Shqipëri-Bullgari 2-1
8) 17.09.1950, Pragë
Çekosllovaki-Shqipëri 3-0
9) 24.09.1950, Budapest
Hungari-Shqipëri 12-0
10) 08.10.1950, Bukuresht
Rumani-Shqipëri 6-0
11) 29.11.1952, Tiranë
Shqipëri-Çekosllovaki 3-2
12) 07.12.1952, Tiranë
Shqipëri-Çekosllovaki 2-1
13) 29.11.1953, Tiranë
Shqipëri-Poloni 2-0
1954: 1
14) 09.15.1957, Pekin
Kinë- Shqipëri 3-2
15) 01.05.1958, Tiranë
Shqipëri-RDGJ 1-1
16) 11.10.1964, Tiranë
Shqipëri-Algjeri 1-1
1967: 1
17) 03.22.1967, Tiranë
Shqipëri-Bullgari 2-0
18) 08.11.1973, Tiranë
Shqipëri-Kinë 1-1
19) 10.10.1976, Tiranë
Shqipëri-Algjeri 3-0
1985:1
20) 28.03.1985, Tiranë
Shqipëri-Turqi 0-0
21) 06.08.1988, Berat
Shqipëri-Kubë 0-0
22) 20.09.1988, Kostanca
Rumani-Shqipëri 3-0
23) 18.01.1989, Tiranë
Shqipëri-Greqi 1-1
1990:1
24) 05.09.1990, Patra
Greqi-Shqipëri 1-0
25) 04.09.1991, Athinë
Greqi-Shqipëri 0-2
1992: 1
26) 29.01.1992, Tiranë
Shqipëri-Greqi 1-0
27) 14.05.1994, Tetovë
Maqedoni-Shqipëri 5-1
28) 16.08.1995, Valeta
Malta-Shqipëri 2-1
29) 30.11.1995, Tiranë
Shqipëri-Bosnjë 2-0
30) 24.04.1996, Zenika
Bosnjë-Shqipëri 0-0
31) 14.08.1996, Marousi
Greqi-Shqipëri 2-1
1998: 5
32) 21.01.1998, Antalia
Turqi-Shqipëri 1-4
33) 06.02.1998, Valeta
Maltë-Shqipëri 1-1
34) 08.02.1998, Valeta
Gjeorgji-Shqipëri 3-0
35) 10.02.1998, Valeta
Shqipëri-Letoni 2-2
36) 19.08.1998, Nikosia
Qipro-Shqipëri 3-2
37) 10.02.1999, Tiranë
Shqipëri-Maqedoni 2-0
38) 06.02.2000, Valeta
Shqipëri-Andorë 3-0
39) 08.02.2000, Valeta
Shqipëri-Azerbajxhan 1-0
40) 10.02.2000, Valeta
Shqipëri-Maltë 1-0
41) 26.04.2000, Prilep
Maqedoni-Shqipëri 1-0
42) 15.08.2000, Tiranë
Shqipëri-Qipro 0-0
43) 11.15.2000, Tiranë
Shqipëri-Maltë 3-0
44), 25.04.2001, Gaziantep
Turqi-Shqipëri 0-2
45) 05.01.2002, Manama
Maqedoni-Shqipëri 0-0
46) 07.01.2002, Manama
Shqipëri-Finlandë 1-1
47) 10.01.2002, Manama
Shqipëri-Bahrein 0-3
48) 13.02.2002, Hesperange
Luksemburg-Shqipëri 0-0
49) 13.03.2002, San Diego
Meksikë-Shqipëri 4-0
50) 27.03.2002, Tiranë
Shqipëri-Azerbajxhan 1-0
51) 17.04.2002, Andorë
Andorë-Shqipëri 2-0
52) 12.02.2003, Norçia
Shqipëri-Vietnam 5-0
53) 30.04.2003, Sofje
Bullgari-Shqipëri 2-0
54) 20.08.2003, Prilep
Maqedoni-Shqipëri 3-1
55) 11.10.2003, Lisbonë
Portugali-Shqipëri 5-3
56) 15.11.2003, Tiranë
Shqipëri-Estoni 2-0
57) 18.02.2004, Tiranë
Shqipëri-Suedi 2-1
58) 31.03.2004, Tiranë
Shqipëri-Islandë 2-1
59) 28.04.2004, Talin
Estoni-Shqipëri 1-1
60) 18.08.2004, Nikosia
Qipro-Shqipëri 2-1
61) 29.05.2005, Szczecin
Poloni-Shqipëri 1-0
62) 17.08.2005, Tiranë
Shqipëri-Azerbajxhan 2-1
63) 01.03.2006, Tiranë
Shqipëri-Lituani 1-2
64) 22.03.2006, Tiranë
Shqipëri-Gjeorgji 0-0
65) 16.08.2006, Seravale
San Marino-Shqipëri 0-3
66) 07.02.2007, Shkodër
Shqipëri-Maqedoni 0-1
67) 25.05.2007, Burnli
Anglia B-Shqipëri 3-1
68) 22.08.2007, Tiranë
Shqipëri-Maltë 3-0
69) 27.05.2008, Reutlingen
Poloni-Shqipëri 1-0
70) 20.08.2008
Shqipëri-Lihtenshtejn 2-0
71) 19.11.2008, Baku
Azerbajxhan-Shqipëri 1-1
72) 10.06.2009, Tiranë
Shqipëri-Gjeorgji 1-1
73) 12.08.2009, Tiranë
Shqipëri-Qipro 6-1
74) 14.11.2009, Talin
Estoni-Shqipëri 0-0
75) 17.02.2010
Kosovë-Shqipëri 2-3
(jo e njohur nga FIFA)
76) 03.03.2010, Tiranë
Shqipëri-Irlanda e Veriut 1-0
77) 25.05.2010, Podgoricë
Mali i Zi-Shqipëri 0-1
78) 02.06.2010, Tiranë
Shqipëri-Andorrë 1-0
79) 11.08.2010
Shqipëri-Uzbekistan
Lista e Kombëtares
Portierë
Arjan Beqaj (O.Nikosia)
Isli Hidi (Dinamo)
Samir Ujkani (Novara)
Mbrojtës
Armend Dallku (Vorskla)
Kristi Vangjeli (Aris)
Andi Lila (Tirana)
Ansi Agolli (Karabak)
Endri Vrapi (Skënderbeu)
Debatik Curri (Gençlerbirligi)
Mesfushorë
Lorik Cana (Gallatasarai)
Ervin Bulku (Dnjepër)
Dorian Bylykbashi (Dnjepër)
Klodian Duro (pa ekip)
Jahmir Hyka (Mainz 05)
Gilman Lika (pa ekip)
Emiljano Vila (Dinamo)
Gjergji Muzaka (Dinamo)
Elis Bakaj (Dinamo)
Sulmues
Erjon Bogdani (Çesena)
Hamdi Salihi (Rapid)
Edmond Kapllani (Augsburg)
Ahmed Jonuzi (Vorskla)
Ndeshja luhet më 11 gusht në stadiumin “Niko Dovana”
9 Gusht 2010