Kuzhe me stil holandez

Drejtuesi i stolit eshte perqendruar me se shumti ne menyren e lojes se kuqezinjve, ku perveç permiresimit ne aspektin taktik, ai ka kerkuar nje loje ofensive.
Kroati 56-vjeçar kerkon nga skuadra nje imitim te “futbollit total”, ate te shpikur nga shkolla holandeze. Ate stil loje qe paraardhesi i tij Ari Han nuk arriti per asnje moment ta perdorte ne perfaqesuese, pavaresisht se ishte pjese e brezit te arte te “tulipaneve”.
Kuzhe e ka vene theksin te loja nga krahet, si menyra me e mire e skuadres per te furnizuar me topa sulmuesit dhe per te rrezikuar kundershtaret.
Ndersa, i perqendruar te perballja me Portugaline, trajneri kerkon qe te gjithe te mbrojne dhe kur skuadra ka topin te gjithe te sulmojne. Bazat e Shqiperise me “fytyre” te re do te hidhen pikerisht ne ate qe Kuzhe e cileson si piken e forte te skuadres: kualitetin teknik te lojtareve.
Pasdite u zhvillua miqesorja e programuar kunder perfaqesueses Under-17, ku Kombetarja “A” fitoi 13-0. Spikati i rikthyeri Kapllani me 6 gola, Skela e Salihi realizuan nga 2 rrjeta secili, ndersa golat e tjere u shenuan nga Lika, Agolli e Duro.
Pas miqesores, trajneri konfirmoi se te shtunen do te luaje me formacionin 4-4-2: “Do te luajme me kete skeme. Natyrisht fitorja me Portugaline eshte shume e veshtire, por ne do te japim me te miren ne fushe per te mos i zhgenjyer tifozet qe presin shume per kete sfide. Me pas, duke perfituar edhe nga miqesorja me Gjeorgjine do te fillojme rindertimin e ekipit”.