E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri: “Portugalia e pësoi një herë nga ne”Debatiku mbërriti në kampingun e Kombëtares pas fitimit të Kupës së Ukrainës. Kosovari edhe kundër luzitanëve, pritet të luajë në qendër të mbrojtjes.

Debatik Curri mbërriti në kampingun e Kombëtares pas fitimit të Kupës së Ukrainës, një trofe të rëndësishëm me skuadrën e tij në Ukrainë, Vorska Poltava, por dhe me “biletën në xhep” për një vend në Ligën e Europës. Mbrojtësi kosovar gjatë konferencës për shtyp në rezidencën e kuqezinjve në Durrës, iu bashkua korit të optimistëve në prag të ndeshjes kundër Portugalisë, më 6 qershor, pavarësisht shkallës së vështirësisë kundrejt një Kristiano Ronaldoje me shokë, të uritur për fitore në Tiranë.
“Është një ndeshje shumë e vështirë për ne, por do të luajmë përballë publikut tonë dhe besoj që do të marrim rezultat pozitiv. Ndihemi më të motivuar për ndeshjen e së shtunës në “Qemal Stafa”. Kupa në Ukrainë? Ishte një sukses i madh për Vorsklën, sepse ka fituar një trofe kaq të rëndësishëm si kupa e Ukrainës pas 40 vjetësh. Vorskla do të luajë sezonin që vjen në Ligën Europiane, tani jemi në pritje për të njohur skuadrën kundërshtare”, - përfundoi Curri, i cili edhe kundër Portugalisë, pritet të luajë në qendër të mbrojtjes. 

E Marte, 02 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›