E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana drejt Totenhemit?Për Lorik Canën kanë shprehur vazhdimisht interesimin edhe Arsenali, Liverpuli, Bajerni, ndërkohë që vetë 26-vjeçari ka pohuar shpesh se është në prag të largimit nga Marseja.

Mediat franceze raportuan të hënën se Lorik Cana nuk bënte pjesë në planet e trajnerit të ri të Marsejës, Didier Deshamps, por mesa duket kjo ka qenë një pjesë funksionale e lajmeve të merkatos. Vetëm një ditë më pas, sot, tabloidët anglezë shkruanin se trajneri i Totenhemit, Heri Redknap, është shumë i interesuar për shërbimet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare e kapitenin e Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, i vlersuar përtej La Manshit ne vlerën e 6 milion eurove. Një lojtar tjetër për të cilin interesohet Totenhemi është sulmuesi Xhibril Sise.

Lorik Cana ndodhet aktualisht në Durrës, i grumbulluar me Kombëtaren për sfidën kundër Portugalisë, më 6 qershor e katër ditë më pas për miqësoren kundër Gjeorgjisë. Për Lorik Canën kanë shprehur vazhdimisht interesimin edhe Arsenali, Liverpuli, Bajerni, ndërkohë që vetë 26-vjeçari ka pohuar shpesh se është në prag të largimit nga Marseja.

E Marte, 02 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›