E Diel, 1 Nëntor 2026

Stërvitje e diferencuar për K.RonaldoSipas mediave portugeze, ylli i Mançesterit, kreu vetëm ushtrime fizike me karakter rehabilitues, të cilat ishin planifikuar qysh më parë, nga fizioterapisti Antonio Gaspar.

Kapiteni i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, kreu mëngjesin e së martës një stërvitje të diferencuar. Sipas mediave portugeze, ylli i Mançesterit, kreu vetëm ushtrime fizike me karakter rehabilitues, të cilat ishin planifikuar qysh më parë, nga fizioterapisti Antonio Gaspar. Për momentin, trajneri Karlos Kuerioz ka 17 lojtarë në dispozicion në fushë, pasi përveç Kristiano Ronaldos, munguan edhe Rolando, Bruno Alves, Raul Meireles, Gonçalo Brandao e Eliseu, të cilët kryen ushtrime gjimnastikore në hotel. Simao, i cili është me Atletikon e Madridit në Finlandë, do të bashkohet me gurpin ditën e mërkurë. Portuglia do të zhvillojë të mërkurën stërvitjen e fundit, përpara se të niset për në Shqipëri, ku do të luajë të shtunën një ndeshje shumë të rëndësishme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut”.

E Marte, 02 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›