E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyka e Skela, bashkë te Mainc 05?Nëse Skela e Hyka do të luanin bashkë, padyshim që Jahmiri do të përfitonte shumë nga një “brazilian” si Ervini.

Dy fantazistë shqiptarë në të njëjtin ekip? Kjo mund të ndodhë te Mainc 05, skuadra gjermane e porsangjitur në Bundesligën 1. Ndërsa mesfushori i talentuar, 20-vjeçari Jahmir Jyka është prej një viti pjesë e Maincit, fantazisti me përvojë të madhe ndërkombëtare, 32-vjeçari Ervin Skela, mund të bashkohet me të. Lajmet vijnë nga media gjermane, ku sipas tyre, në bllokun e shënimeve të menaxherit Kristian Hajdel, qëndron edhe emri i lojtarit aktual të Energi Kotbusit, por i lirë prej kësaj të fundit për shkak të klauzolave në kontratë. Gjithsesi, Heidel citohet nga gazeta rajonale “Wiesbadener-Kurier”, se ende nuk ka një kontakt formal me Ervin Skelën. Nëse Skela e Hyka do të luanin bashkë, padyshim që Jahmiri do të përfitonte shumë nga një “brazilian” si Ervini.

E Marte, 02 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›