E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martini kerkon perforcime, Beqiri nuk rinovon kontraten

Trajneri i ri i Vllaznise, Edi Martini pas marrjes se detyres se re po mendon ngjitjen e Vllaznise, ne vendin qe i takon. Sakaq eshte konfirmuar edhe emri qe do ta drejtoje Vllanine, se bashke me Martinin. Stafi drejtues i Vllaznise do te kete ne perberje edhe Esat Kariqin, me te cilin Martini ka drejtuar me pare ekipin e Lacit. Vllaznia ka emeruar drejtor teknik nje emer te njohur te futbollit te saj, Ferit Rragamin. Martini eshte shprehur se janari do te jete muaji i perforcimeve dhe per pjeses e dyte te gares ai garantoi ngjitjen e ekipit te tij, drejt kreut te klasifikimit. - "Me disa perforcime gjate merkatos dhe me fazen pergatitore qe kemi menduar te zhvillojme keto dite ne do te kerkojme qe te rikthehemi ne vendet e para, gjate pjeses se dyte te gares" - theksoi Edi Martini. Martini eshte trajneri i trete i Vllaznise, per kete sezon. Gjate pjeses se pare jane larguar Hasan Lika dhe Edmond Luci. Vendin e ketij te fundit e zuri ish-sulmuesi i Vlaznise, deri tre vjet me pare. Por luhatjet e shumta gjate fazes se pare bene te mundur qe Vllaznia ta shihte shpesh veten ne vendet e fundit te klasifikimit. Pasi i ka shpetuar zones se ftohte nen-kampionet e sezonit te kaluar po shohin mundesine e perforcimeve. Megjithate, pervec dy lojtareve, Ardit Beqiri dhe Rahman Hallaci qe perflitet se do te rikthehen te Partizani, edhe mbrojtesi i kombetares dhe nje nga pikat me te forta per momentin, Elvin Beqiri eshte shume prane divorcit. Pretendentja kryesore por titull, Dinamo ka shprehur interesonim e pare, per te marre sherbimet e Beqirit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›