E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe shume shpejt jashte spitalit

Armand Duka

Pas nje jave trajtimi intensiv gjendja shendetesore e trajnerit Josip Kuzhe eshte permiresuar ndjeshem dhe pritet te lere spitalin ne ditet e ardhshme. Presidenti i FSHF-se Armand Duka beri te ditur se Kombetarja e ka nje trajner ndersa tani e gjithe vemendja eshte perqendruar te ndeshja e se premtes kunder Bosnjes. Sot mu duk ne gjendje normale si nje pacient qe ka kaluar nje semundje. Po gjithsesi ajo eshte nje semundje e rende dhe do kohe qe te sherohet plotesisht. Sipas bisedes qe beme dhe me mjeket ai ka mundesi qe brenda ketyre diteve te dale nga spitali dhe te vazhdoje trajtimin ne shtepi. E konsideroj qe ne e kemi trajnerin aq me teper tashme jemi ne ndeshje pas 24 oresh do luajme me Bosnjen tha Armand Duka president i FSHF i cili mendon se mungesa e trajnerit e motivon Kombetaren te jape dyfish impenjim per te marre nje rezultat pozitiv. Gjithsesi per te duket se ky nuk eshte momenti i duhur per te folur per nje te ardhme perfundimtare te Kuzhese ne stolin e Kombetares kur ende nuk ka nje vendim te mjekeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›