E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzheja le spitalin niset ne Zagreb

I qeshur dhe i veshur me nje bluze te Kombetares me numrin 16 ne shpine e qe i perkiste mbrojtesit Admir Teli por dhe me nje tufe lule ne dore trajneri Josip Kuzhe i dha fund qendrimit te tij nente ditor ne Spitalin Amerikan ku u shtrua me 30 shtator per shkak te nje hemorragjie cerebrale.

Ne fakt gjendja e kroatit 58 vjecar ende nuk eshte rikuperuar plotesisht. I ulur ne nje karroce-poltron Kuzhe u pa qarte se kishte nevoje per ndihme te ngjitej apo te zbriste nga ambulanca me te cilen udhetoi nga Spitali Amerikan drejt shtepise se tij te marre me qira diku afer Liceut Artistik te kryeqytetit e me pas drejt Zagrebit ne Kroaci.

Trajneri Kuzhe drejtoi Kombetaren ne barazimin 1-1 me Bosnje-Hercegovine permes celularit teksa ka biseduar per me shume se 10 minuta me ndihmesin e tij Xhemal Mustedanagic ne barazimin e dyte ne tri ndeshje te Shqiperise en eliminatoret e Kampionatit Europian ne nje start ku per here te pare Shqiperia nuk njeh humbje.

Trajneri Kuzhe kishte ne dhomen e tij ne spital nje TV ku ne prani te bashkeshortes se tij kroate Vishnjes dhe personelit mjekesor ndoqi ndeshjen nderkombetare qe do te ishte e 13-ta e tij ne stolin kuqezi qysh kur Josipi i mori ne ngarkim kuqezinjte ne maj te vitit 2009.

E ardhmja e tij nese do te vazhdoje te jete trajneri i 8-te oi huaj i Shqiperise apo jo ende mbetet e paqarte pasi vete presidenti i FSHF-se duke dashur te luaje rolin e nje punedhenesi luajal ka vendosur se pari te prese vete Kuzhene per te percaktuar me pas edhe hapat qe duhet te ndjeke.

Shqiperia do te perballet te marten e ardhshme me Bjellorusine ne Minsk ne ndeshjen e katert te saj ne kualifikuese ndaj nje skuadre me te cilen ndan te njejten numer pikesh 5 por qe ne perballjen e fundit ne transferte barazoi 2-2 trajner Oto Baric perpara se te humbiste ne Tirane 4-2 me ne bankine ndihmesi i Baricit Slavko Kovacic.

Edhe ne Minsk perfaqesuesja do te drejtohet nga boshnjaku Xhemal Mustedanagic i cili tregoi se eshte i afte te kthehet i pamundur nga Bjellorusia per te vazhduar keshtu endrren e finaleve te Europianit 2012.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 09 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›