Vjeshte - dimer cantat e Guccit Luois Vuittonit dhe Prada

Koloset e modes kane derdhur fantazi dhe mund ne koleksionet e reja te sezonit vjeshte - dimer 2010. Plot klas shije dhe material te vecante propozojne cantat e ketij viti. Me format nga me te vecanta nderkohe qe duke pasur kujdes me ngjyrat duke mos luajtur shume edhe per shkak te ngjyrave te erreta qe ofron stina.
Gucci
Tradita e kesaj marke mode te madhe e cila njihet ne mbare boten propozon qe ne cantat e ketij viti te jene Kujto te shkuaren nderkohe qe krijohet e ardhmja.
Caleidos
Ndersa Caleidos jane cantat qe mund ti perdore cdo grua ne cdo moment qofte gjate dites dhe nates. Te bukura komode elegante dhe mire te kuruara ne detajin me te vogel. Cantat e propozuara shkojne shume edhe me modelet e veshjeve te propozuara nga stilistet. Po keshtu keto canta ofrojne edhe shume hapesire per mbajtjen e disa gjerave ne te njejten kohe.
Luois Vuitton
Katalogu i kesaj marke ofron nje te re mjaft interesante. Keshtu te gjitha vajzat qe deshirojne te kene emrin ne canten e tyre nen firmen e kesaj marke tashme mund ta kene. Pervecse kesaj risie Luois Vuitton sjell edhe forma dhe ngjyra te reja per sezonin.
Prada
Prada edhe ne kete koleksion vjen pa sjelle ndonje cudi te madhe. Eleganca eshte elementi karakteristik per sezonin vjeshte - dimer. Modelet e reja te cantave sjellin jo vetem forme dhe ngjyre te re.
Liu-Jo
Kjo marke ndryshe nga markat e tjera sjell propozime mjaft interesante per sezonin e ftohte te vjeshte - dimer. Cantat e sivjetshme jane si casual edhe shume shick. Shume femra mund te gjejne zgjedhjen e tyre ne modelet me te reja.
LAura
Per te luftuar ngjyrat gri te sezonit kete vit ajo propozon ngjyra mjaft vitale. Po keshtu ajo luan edhe me format e cantes duke kaluar nga forma me e thjeshte tek ato te komplikuara.