Puthja simbol kundër luftës Izrael-Iran
IRAN – Fotografia e dy të rinjve që puthen duke mbajtur në dorë pasaportat e tyre është shndërruar në puthjen simbol të fushatës kundër luftës mes Izraelit dhe Iranit, që duket çdo ditë e më shumë e paevitueshme.
Puthja mes djalit izraelit dhe vajzës iraniane është publikuar në rrjetin social Facebook dhe tashmë po bën xhiron e botës.
Pak kohë më parë 41-vjeçari izraelit Ronny Edry publikoi në Facebook disa linqe në të cilat shkruhej: “Inanianë ju duam, nuk do ta bombardojmë kurrë vendin tuaj”. Në harkun kohor të 24 orëve mijëra persona e kanë shpërndarë linkun në profilet e tyre.
Më pas 41-vjeçari vendosi të krijonte një faqe të veçantë në Facebook, të quajtur “Izraeli e do Iranin” për të grumbulluar mesazhet e paqes.
Mes argumenteve dhe linqeve të ndryshme, në këtë faqe u postua edhe fotografia që u konsiderua si simboli i kësaj fushate.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: “Israel loves Iran”, puthja që bashkoi këto dy vende