E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku dhe Libia rivendosin marrëdhëniet diplomatike

BAGDAD- Iraku dhe Libia kanë vendosur të rivendosin marrëdhëniet e tyre diplomatike të ndërprera nga koloneli Muamar Gadafi në vitin 2003, ka njoftuar sot një zyrtar irakian.

"Libia ka vendosur që të rifillojë marrëdhëniet diplomatike me ne", deklaroi zëvendësministri irakian i Punëve të Jashtme, Labid Abawi. Ky vendimi vjen disa ditë para samitit arab të planifikuar më 29 mars në Bagdad.

I pyetur në lidhje me shkëmbimin e ambasadorëve, ai u përgjigj se kjo do të zhvillohet në një etapë të dytë.

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki kishte takuar më 6 tetor kryeministrin e përkohshëm të Libisë, Mahmud Jibrilin, gjatë një vizite të shkurtër në Irak dhe që të dy kishin rënë dakord për të çuar ambasadorë në vendet e tyre përkatëse.
Libia kishte njoftuar më 1 qershor të vitit 2003 shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike me Irakun dhe mbylljen e ambasadës së saj në Bagdad, për shkak të vendimit të SHBA-së për të anulluar imunitetin diplomatik të misioneve të pranishme në Irak.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›