UNMIK Zgjedhjet lokale serbe ne Kosove shkelje e Rezolutes 1244
Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove tha se perpjekja e Serbise per organizimin e zgjedhjeve te saj lokale ne Kosove eshte ne kundershtim me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Ne nje pergjigje derguar autoriteteve te Serbise qe kishin kerkuar mbeshtetjen e UNMIK-ut per organizimin e zgjedhjeve ne Kosove shefi i ketij misioni Farid Zarif ka theksuar se rrethanat ne terren e pamundesojne nje gje te tille.
Per me teper ai ka nenvizuar se perpjekja e qeverise se Serbise qe te organizoje zgjedhje te tilla do te paraqiste shkelje te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara dhe se kendejmi zgjedhjet e tilla nuk do te kishin as baze ligjore e as rrjedhoja ligjore.
Serbia shpalli zgjedhjet parlamentare e lokale per daten 6 maj me synimin qe ato te mbahen edhe ne Kosove. Paralajmerimi i ketyre zgjedhjeve nxiti reagime te ashpra te Prishtines zyrtare por edhe kundershtimin e diplomateve perendimore.
Perfaqesues te Qeverise se Serbise jane shprehur te pakenaqur me pergjigjen e UNMIK-ut por kane terhequr verejtjen se pa mbeshtetjen e tij nuk do te duhej ngulur kembe ne kete synim. Opozita ne Serbi dhe perfaqesuesit e serbeve ne veriun e Kosoves ngulin kembe qe zgjedhjet te mbahen edhe ne Kosove.
Kunder mbajtjes se zgjedhjeve lokale serbe jane shprehur edhe diplomatet perendimore te cilet i kane bere thirrje Serbise qe te sillet ne pajtim me statusin e saj te kandidatit per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Diplomatet thane nderkaq se zgjedhjet parlamentare te Serbise do te mund te mbaheshin te organizuara nga Organizata per Siguri e Bashkepunim ne Evrope duke u nisur nga fakti se qytetaret e Kosoves e kane te garantuar shtetesine e dyfishte.