E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, sekuestrohen 300 kg drogë, 3 persona në kërkim

SARANDE – Policia e Sarandës sekuestroi 300 kilogramë kanabis sativa, e ndarë në 10 çanta, pranë liqenit të Butrintit.

Mësohet se operacioni është kryer në vendin e quajtur Soronea, teksa forcat e policisë kanë pikasur transportimin e drogës me mushka nga 3 persona, të cilët janë larguar në drejtim të paditur.

Kërkimet për tre të arratisurit kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes, pasi dyshohet se autorët janë fshehur jo shumë larg zonës ku braktisën lëndën narkotike.

Sipas policisë, destinacioni i drogës ka qenë shteti grek. Ndërkohë po hetohet për të mësuar origjinën e lëndës narkotike dhe përfshirjen e personave të tjerë në trafikim.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›