E Martë, 3 Nëntor 2026

Kuzhinierja e shtëpisë për të moshuarit: Momentet më të vështira janë ndarjet nga jeta

Xhovana Ujka prej 4 dekadash vijon të ushtrojë profesionin e kuzhinieres.

Ajo punon në një institucion sa të bukur po aq sfidues: në shtëpinë e të moshuarve Shkodër.

“Më 12 maj 1984 kam filluar punë. Kujtimet janë edhe tëbukura, edhe të vështira. Këtë punë e bëj me qejf, me shpirt, jo me përtesë. Është e vështirë, sepse dëshirat janë të ndryshme,” thotë Xhovana.

Kuzhinierja tregon se momentet më të vështira për të janë ndarjet nga jeta e të moshuarve.

“Më e dhimbshmja është kur thuhet që ka vdekur dikush. Nuk ka fjalë për kurrkënd, sepse nuk kthehen më,” shton znj. Ujka.

Në 40 vite ka pasur ngjarje të ndryshme që kanë shenjuar punën e Xhovanës, e cila mbetet shtyllë e këtij institucioni.

Jo vetëm kujdes ushqimor, por Xhovana thotë se është moment i vështirë shtrimi i tavolinës, pasi mbetet ndër pjesët që të moshuarit kujtojnë, dëshirojnë dhe ëndërrojnë që të jenë në familje.

Kjo brengë përçohet tek secili prej pjesëtarëve të administratës në shtëpinë e të moshuarve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›