Ky eshte fundi i PD-se
Shumica parlamentare e kryeministrit Sali Berisha u poshterua publikisht te dielen ne mbremje ne seancen e jashtezakonshme te Kuvendit e thirrur per te nenshkruar luften ndaj gjithe pushteteve te tjera ne vend ndaj atij gjyqesor Presidentit dhe medias se lire.
Nuk dua te ndalem tek hapat e shpejte me te cilat Sali Berisha po perpiqet te ringjalle kronologjine e vitit 1997-te. Nuk ka nevoje as te komentoj cmendurite e tij kunder kryeprokurores kryetarit te sherbimit informativ presidentit dhe gazetareve qe kane mbuluar ngjarjet e 21 janarit.
Dua te ndalem tek nje detaj trondites nga seanca e jashtezakonshme e cila tregon sa poshte ka rene dinjiteti i nje deputeti te zakonshem shqiptar. Ishte momenti kur fliste Ilir Meta njeriu per bllokun e ryshfeteve te cilit po digjet Shqiperia. Per miliona shqiptare ne ate kohe ai qe fliste ishte nje fytyre e urryer nje hajdut perfekt i kapur me presh ne duar duke bere pazare per miliona ne zyrat e shtetit shqiptar.
Per miliona shqiptare te majte e te djathte kur flet privatisht ai eshte nje njeri qe nuk duhet te kete me vend jo me ne politiken shqiptare dhe ne pushtet por as ne radhet e qytetareve te lire. E pra te dielen ne mbremje nuk me kishte shkuar mendja se ekzistonte nje cope toke ne Shqiperi ku ky njeri nuk urrehej si hajdut por duartrokitej si hero.
Ajo ishte gjysma e territorit te salles se Kuvendit te Shqiperise ne pjesen ku ulen deputetet e Partise Demokratike. Ilir Meta fliste dhe hakerrehej ndaj liderit te opozites e mallkonte ate bashke me te gjallet dhe te vdekurit e tij dhe rreth 70 burra e gra te pafytyre pa emer e pa dinjitet e duartrokisnin.
Kam kohe qe kur takoje demokrate apo socialiste kam vetem nje pike te perbashket me ta qe Ilir Meta eshte hajdut. Kam kohe qe takoj deputete te PD-se qe privatisht te thone se po behen kurban per koken e Ilir Metes. Kam kohe qe nuk gjej njeri ne kete vend te mbroj ate qe ka bere ky zyrtar me paret e qytetareve shqiptare.
Por te dielen ne mbremje kam pare dicka qe nuk do ta harroj kurre. Ne nje salle gjysme te mbushur deputetet e partise me te madhe ne pushtet partise e cila ka permbysur komunizmin dhe ka nje shprese per miliona shqiptare ishin zvogeluar nga tmerri i asaj qe po ndodhte dhe te strukur ne karriget e tyre prisnin tu nxirrte friken nje njeri Ilir Meta.
Nje parti e madhe dinjitoze nje parti qe ka bere histori ne kete vend ishte katandisur te dielen ne mbremje ne nje cete frikacake qe priste ti nxirrte friken zevendes-kryehajduti i Shqiperise. Duartrokitjet e tyre pasditen e se dieles do te kujtohen gjate ne historine e politikes shqiptare si poshterim i parlamentarizmit.
Rrallehere deputetet e nje parlamenti te lire mund te duartrokasin. Duartrokitjet e deputeteve ishte nje gjest i parlamentit komunist qe njoftonte hyrjen ne salle te Enver Hoxhes apo fillimin dhe fundin e fjalimit te tij.
Pas 20 vjetesh ne sallen e atij Kuvendi duartrokitjet u kthyen fatkeqesisht nga partia qe ka permbysur komunizmin per nje sigurine qe tashme ka perfunduar ne koshin e plehrave te historise si hajdut. Une nuk e di cdo te thone neser ata deputete kur te jene njerez te lire por di te them se cdo demokrat i ndershem shqiptar te dielen ne mbremje eshte ndjere i turperuar nga duartrokitjet e perfaqesuesve te tyre te zgjedhur per Ilir Meten. PD ka plot probleme te saj. Ka te gjallet dhe te vdekurit e saj ka deshtimet dhe sukseset e saj.
shte e turpshme qe ne vitin 2011-te ajo te kete vetem nje hero per te cilen eshte gati te fuse Shqiperine ne lufte Ilir Meten. Nuk di si ndjehen ato familje demokratesh qe Ilir Meta u ka vrare djemte ne Komisariatin e Tropojes pasi shpresoj qe ato nuk jane te pacipa si Familja Berisha qe e ha turpin me buke.
Nuk di si ndjehen ata deputete qe kane qene te dielen ne mbremje te detyruar te duartrokasin Ilir Meten pasi nuk besoj se ata jane pjese e vjedhjeve dhe plackitjes se vendit si familja Meta dhe Berisha.
Nuk di si ndjehen ata mijera demokrate qe shkojne tashme si hero te tyre Ilir Meten dhe si armiq te vendit te tyre Presidentin Kryeprokuroren Kryetarin e SHIK-ut ambasadoret e huaj median e lire dhe gjithkend tjeter qe kerkon denimin e hajduteve dhe vrasesve ne kete vend. Di te them se ky vend kurre nuk ka qene me i poshteruar nga nje hajdut sic eshte sot.
Di te them se ky vend kurre nuk ka qene ne prag te nje grushti shteti sic eshte sot kur kryeministri i ka shpallur lufte gjithe institucioneve. Di te them se ky vend nuk ka qene prej 1997-es kurre me afer se sot ne prag te luftes civile dhe vellavrasjes.
Dhe kur mendon se e gjitha kjo po ndodh vetem per shkak te bllokut te Ilir Metes ku eshte gdhendur axhenda e hajduterise dhe plackitjes se ketij vendi e kupton pse duartrokitjet e shumices ne Kuvend per kete kufome ndajne Shqiperine normale dhe dinjitoze nga nje pakice ne pushtet e poshteruar nga familja Berisha-Meta.
Shume njerez ishin tronditur nga fakti se deputetet duartrokisnin diten qe ne toke u percollen tri kufoma. Edhe pse e rende kjo gje nuk me trondit kur e bejne ata qe kane vrare me gjakftohtesi. Une u trondita me shume nga fakti qe ata duartrokisnin kufomen e politikes shqiptare qe eshte gjalle. Ky eshte fundi i PD-se.