E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirani

Thirrjet e djeshme histerike te kryeministrit te vendit ne takimet me forcat e rendit dhe te gardes jane nje mesazh i qarte per shqiptaret dhe te huajt ai kerkon te trimeroje nje grusht uniformash qe paguhen me parate e taksapguesve shqiptare qe te behen mish per top per pushtetin e tij te vjedhur.

Per 18 muaj ai ka qene komod ne rrugen e tij per te instaluar rregjimin autokratik nen petkun e shtetit ligjor perballe nje opozite qe kerkonte me ane te dialogut zgjidhjen e ngercit politik qe ka mbajtur peng vendin nje opozite qe besonte verberisht ashtu sic ende vazhdon te besoje se faktori nderkombetar do te jete i afte te kaloje nga pozita e sehirxhiut ne ate te vendosesit se cfare kursi do te marre Shqiperia. Plani i tij per te qeverisur me dore te forte perballe nje opozite pa nerv u prish mesditen e 21 janarit.


Sot i vetem me nje grusht zyrtaresh te korruptuar perballe zemerimit popullor gjithnje e ne rritje zgjidhja ka mbetur te instalimi i nje shteti ushtarak duke elemimuar institucionet e pavarura kushtetuese. Ai nuk mund te pranoje nje opozite qe eshte ne krye te zemerates popullore dhe kercenon publikisht se do ta eleminoje ate fizikisht qe nga kreu i PS-se e me tej sepse per te vlen thenia opozitari i mire eshte opozitari i vdekur.


Ai nuk mund te pranoje nje Prokurori te Pergjithshme qe kerkon te coje para drejtesise ata hierarke te larte te gardes apo ata qe qelluan sepse fshihet pas tyre si urdherues i vrasjeve ashtu sic nuk ka pranuar qe ky organ akuze te marre nen hetime zyrtaret e tij te zhytur ne korrupsionin qeveritar.


Ai nuk mund te pranoje nje Sherbim Informativ Shteteror qe nuk eshte ne anen e krimeve te tij sic e kishte ish-SHIK-un kur perdorej per te zhdukur njerez si Remzi Hoxhen te cilit ende nuk i eshte gjetur trupi per te dhunuar opozitare si ne 28 maj 1996 per ta vene ne krye te operacioneve te pranveres 1997 kunder shqiptareve qe ishin rebeluar ndaj shtetit kriminal.


Per te ata jane te gjithe puciste si 87 vite me pare duke harruar pucet qe organizoi kur terhiqte zvarre opoziten ne 13-14 shtator 1998 duke sulmuar dhe marre me arme dhe flake kryeministrine Kryesine e Kuvendit Radio-Televizionin kur sulmonte me molotove institucionet deri ne 28 nentor 2000 deri kur Ilir Meta sot ne krah te tij do ta merrte peng per disa ore dhe do ta zhyste Tiranen nen terrorin policor si ate qe perjetuan shqiptaret mbremjen e 21 janarit 2011.


Perballe ketij kryepucisti qe kerkon te riktheje tiranine ne kete vend duke rrenuar demokracine vetem 20 vjet pas renies se komunizmit ka shume pak shpresa te miqte dhe dashamiresit e huaj te Shqiperise qe po lejojne me indiference rikthimin e vendit ne nje rezervat eksperimental si ne kohen e diktatures. Shpresa e vetme kane mbetur ata qindra mijera shqiptare te perbuzur te zhvatur dhe te vrare nga dhuna e qeverise qe duhet te ngrihen per ti thene Jo kesaj tiranie dhe ketij tirani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›