Ky eshte vetem fillimi - Reagime pas largimit te Mubarakut

Presidenti amerikan Barack Obama e ka pershendetur doreheqjen e presidentit Mubarak. Ne nje fjalim ne Uashington Obama tha se njerezit ne Egjipt e bene te qarte se do te pranojne vetem nje demokraci te vertete. Ka shume pak momente ne jeten tone kur ne kemi privilegjin te jemi deshmitare te historise. Ky eshte nje nga ato momente. Ky eshte nje nga ato raste. Populli i Egjiptit e tha fjalen e tij zeri i tij u degjua dhe Egjipti nuk do te jete me ai qe ka qene.
Me largimin e tij Mubaraku iu pergjigj etjes se popullit egjiptian per ndryshim tha presidenti amerikan. Por ky nuk eshte fundi i tranzicionit ne Egjipt tha ai. shte vetem fillimi. Dhe ne fund te qendroje demokracia.
Bildunterschrift Presidenti amerikan dhe ai egjiptian ne nje takim ne vitin 2010 ne zyren ovale
Jam i sigurte qe do te kete dite te veshtira perpara dhe se shume ceshtje kerkojne ende pergjigje tha Obama duke theksuar njekohesisht besimin e tij se populli i Egjiptit mund ti gjeje keto pergjigje dhe se do ta beje kete ne menyre paqesore me konstruktivitet dhe ne frymen e bashkimit i cili ka qene shenja dalluese keto javet e fundit. Me kete rast Obama i beri thirrje ushtrise egjiptiane qe te respektoje te drejtat e popullit dhe ti hape rruge zgjedhjeve te lira dhe korrekte.
Ndersa Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki Moon levdoi popullin egjiptian per protesten e guximshme dhe paqesore Ne kete moment historik e perseris thirrjen time per nje tranzicion paqesor transparent dhe te rregullt. Kjo do te thote para se gjithash zgjedhje te lira dhe te besueshme. Ban konfirmoi gatishmerine e Kombeve te Bashkuara per te asistuar ne keto procese ndryshimi popullin egjiptian.
Reagime evropiane
Kancelarja gjermane Angela Merkel duke pershendetur largimin e presidentit Mubarak i uroi egjiptianeve nje shoqeri pa cenzure tortura dhe korrupsion. Sot eshte nje dite e gezimit te madh. Ne jemi te gjithe deshmitare te nje kthese historike dhe une i bashkohem gezimit te njerezve ne Egjipt te miliona njerezve ne rruge tha Merkel.
Ndersa ne Londer kryeministri britanik David Cameron i ofroi njerezve ne Egjipt ndihmen e Britanise se Madhe. Jemi te gatshem te ndihmojme ku mundemi tha ai.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri britanik David Cameron ne nje bisede me kancelaren Angela Merkel gjate konferences se fundit te sigurise ne Mynih me 5 shkurt 2011
Qeveria e re duhet te punoje per te mundesuar nje shoqeri te hapur te lire dhe demokratike theksoi Cameron. Ata qe drejtojne tani Egjiptin kane nje detyrim te marrin seriozisht deshirat e popullit egjiptian tanime duhet te kete nje levizje te vertete drejt rendit demokratik dhe civilizues. Edhe e ngarkuara e BE-se me politiken e jashtme Catherine Ashton duke pershendetur ndryshimet ne Egjipt i siguroi egjiptianet per mbeshtetjen e Bashkimit Evropian.
Reagime nga bota arabe
Edhe Arabia Saudite ka mirepritur tranzicionin paqesor te pushtetit ne Egjipt njofton agjencia shterore e lajmeve te shtunen. Qeveria e Mbreterise se Bashkuar te Arabise Saudite ka shprehur shpresen qe forcat e armatosura egjiptiane do te vendosin paqen stabilitetin dhe gjendjen normale njofton agjencia shteteore e lajmeve
AG/Arapi
Redaktoi Esat Ahmeti