Ky njeri po çmend Bashkimin Europian
Ai është një përzierje mes Vladimir Putin dhe Hugo Çavez. Kështu e përshkruan Der Spiegel kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Njeriu që para një muaji deklaroi Jozefina Topallit se vende si Shqipëria i duhen Europës, është në qendër të furtunës. Vetëm një vit e gjysëm në pushtet mjaftuan që ai të acaronte bllokun me 27 vende. Në një rast të paprecedent, Bashkimi Europian ka vendosur të ndërmarrë hapa ligjorë për të parandaluar revanshin e Orban ndaj çdo pushteti në vend. Komisioni Europian i kërkon atij të ndalë veprimet ndaj Bankës Qëndrore në Hungari, medias dhe ndaj gjykatësve. Orban kërkon që ta emërojë vetë zëvendësguvernatorin dhe kjo shihet si shkelje e rëndë e pavarësisë së Bankës Qëndrore. Po ashtu ai kërkon të nxjerrë në pension të parakohshëm qindra gjyqtarë, për ti zëvendësuar me njerëzit e partisë së tij. Hungaria, një vend në prag të falimentimit, mund të përballet fillimisht me gjoba, më pas mund ti ndalohet ndihma ekonomike për të shpëtuar nga kriza.
Por burri i vogël nga një fshat i vogël në veriperëndim të Hungarisë nuk është më kuriozitet. Orban dhe Hungaria janë shembull i asaj që po luhet në Europën Juglindore, shkruan Der Spiegel, duke dhënë alarmin se nacionalizmi dhe populizmi po pushtojnë çdo vend të Europës Lindore.