E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librave tё rinj, në biblotekën tonë

Edhe kёtё javё kemi pasur njё prurje tё konsiderueshme tё librave tё rinj. “Historia e mendimit ekonomik”me autor Henri Denis, dhe pёrkthim tё Fatmir Gurit, ёshtё libri i parё qё hap serinё e librave tё rinj pёr kёtё javё. Nё kёtё volum janё pёrfshirё shumё zhvillime tё reja, vecanarisht mbi gjykimin lidhur me teorinё e punёsimit tё Keinsit. Ekonomia politike ёshtё njё disiplinё e cila vazhdon tu hapё rrugё analizave dhe tezave tё reja. Njё tjetёr vepёr e re ёshtё ajo e “Tё martat me Morin” njё plak njё i ri dhe mёsimet mё tё mёdha tё jetёs. Ky libёr vjen nga shtёpia botuese “Omska”. Ndёrsa pёr sa i pёrket librave mё tё shitur tё autorёve shqiptarё veprat e Ismail Kadaresё janё ndёr librat mё tё shitur.

“Shkёndia e jetёs”, e autorit Erich Maria Remark, do tё kalojnё edhe shumё vjet dhe Remarku do tё vazhdojё tё lexohet dhe tё preferohet nё botёs. Forca e penёs sё kёtij shkrimtari i cili pa qenё kurrё nё njё kamp pёrqendrimi nazistё arriti vetёm pёrmes shfytёzimit tё njё dokumenacioni sa tё pasur aq edhe rёnqethёs, tё na japё njё dёshmi tё tillё tё njё vertetёsie tё mahnitёshme historie. Ky roman ёshtё njё britёm e dhimbshme e qindra mijera njerёzve.
 

“Gjeopolitika elektorale” me autor Shpёtim Cami ёshtё njё tjetёr libёr nё tё cilin trajtohet ngёrci politik nё Shqipёri pas zgjedhjeve tё 2009. Cami ka parashtruar detyrat e shtetit shqiptarё si pjesё e rajonit dhe kontinenti ku jetojmё, pёr ta kuptuar mё mirё edhe politikёn e vendit tonё si pjesё e kёrkesave qё ka Evropa dhe SHBA-ja ndaj rajonit dhe Shqipёrisё.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›