E Shtunë, 31 Tetor 2026

LB ka nevojë për "marrëveshje të re"

Lëvizja për Bashkim, e cila i ka dy deputetë në listën e Vetëvendosjes, nuk është ndarë nga ky subjekt politik. Megjithatë, për të vazhduar së bashku, dy lëvizjet duhet të bëjnë marrëveshje të re sepse kanë dallime në disa çështje. Nga F. Ismajli më 04 shkurt 2011 në ora 09:24

Lëvizja për Bashkim (LB) ka mohuar të jetë ndarë nga koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, në listën e së cilës i ka dy deputetë, Agim Kuletën dhe Aurora Bakallin.

Lëvizja për Bashkim, që udhëhiqet nga Avni Klinaku, po ashtu ka mohuar se është duke zhvilluar negociata me PDK’në lidhur me koalicionin e ardhshëm qeveritar.

“Sa i përket koalicionit të mundshëm qeveritar, Lëvizja për Bashkim do t’i përmbahet qëndrimit të mëhershëm se nuk do të bëjë koalicion me ata që janë përgjegjës për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Kosova dhe qytetarët e saj", ka thënë Klinaku.

Lëvizja për Bashkim ka pasur marrëveshje me Vetëvendosjen vetëm për të garuar së basku në zgjedhje. Rrugëtimi i mëtejmë i përbashkët varet nga debati që do të kenë liderët e dy subjekteve për çështje rreth privatizimit, bisedimeve me Serbinë, çështjes së veriut, Preshevës, Bujanocit, Medvexhes, etj.

“Përtëritja apo jo e marrëveshjes do të jetë rezultat i bisedimeve në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lëvizjes për Bashkim, bisedime këto që do të zhvillohen pas certifikimit të rezultateve”, ka thënë Klinaku, për Express.

“Duhet të bëhet një debat i mirëfilltë, një debat i pikëpamjeve, i disa qëndrimeve që akoma nuk i kemi harmonizuar dhe pastaj vendosim”, ka shtuar ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›