E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami në NATO: Jo struktura paralele në Kosovë

Ministri shqiptar u shpreh se janë të pa pranueshme strukturat paralele në veri të Kosovës, veçanërisht në Mitrovicë. "Sa i përket Kosovës, tha ministri Imami, vlerësimi ynë është se stabiliteti politik është i qartë, progresi është i dukshëm. “Kosova mund të quhet një histori suksesi por sigurisht që hapat që duhen ndërmarrë duhen marrë me kujdesin më të madh, sidomos duke pasur parasysh faktin që një pjesë e këtij vendi, pjesa veriore e tij ka probleme të sigurisë”, ka thënë ministri Imami.Për ne është e rëndësishme që Kosova duhet të futet në kursin e integrimit rajonal dhe në veçantë rrjedhat e integrimit Euro-Atlantik. Kjo do të ishte garanci e fundit për paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon. Ky takim u ndoq nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, si dhe ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Takimi u ndoq edhe nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Robert Gates. Gjatë takimit u diskutuan  tri çështje të rëndësishme: Buxheti i NATO-s, Kosova dhe Afganistani.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›