E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva doganierëve grekë, deficiti tregtar 80 milionë lekë

GJIROKASTER - Greva dyditore e doganierëve greke që ka nisur në të gjitha pikat kufitare të Jugut, ka bllokuar proceduarat e zhdoganimit të mallrave në të dyja anët e kufirit dhe ka paralizuar punën e tregtarëve të ndryshëm. Burimet zyrtare nga Dogana e Kakavijës bëjnë me dije se, në dy ditët e grevës do të krijohet një deficit artificial tregtar që kap vlerën e 80 milionë lekëve. Burimet e mësipërme sqarojnë se, që nga mëngjesi i së enjtes doganierët grekë nuk janë paraqitur në punë. Kjo, për shkak se kërkesat e tyre ekonomike të deklaruara e të kërkuara me ngulm muajt e fundit nuk u plotësuan nga institucionet qendrore në Athinë. Gjithsesi, situata në tri pikat kufitare të rajonit jugor paraqitet e qetë. Sipas përfaqësuesve të doganës së Kakavijës, në doganën greke të kufirit janë 10 deri në 15 mjete të transporti të ngarkuara me mallra të ndryshme që presin ndërprerjen e grevës për t'u zhdoganuar. Vetë drejtuesit e këtyre mjeteve, pasi i kanë parkuar ato, janë larguar drejt familjeve të tyre deri në hapjen e kufirit. Mësohet se gjatë ditëve të grevës, të drejtën e kalimit kufitar e kanë vetëm trupat diplomatikë dhe ambulancat në raste urgjence.(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›