Shoku i Shullazit, nën akuzë për vrasje
Dosja
Gjykata e Tiranës do të rigjykojë nën akuzën e vrasjes, Bledar Qemalajn, i hetuar më parë për trafik narkotikësh së bashku me Emiljano Shullazin. Prokuroria e Tiranës ka dërguar disa ditë më parë dosjen në shkallën e parë me të pandehur Bledar Qemalajn, i akuzuar për vrasjen e shtetasit Edmond Vruho. Sipas akuzës, viktima Edmond Vruho, në vitin 2000 ka vrarë vëllain e të pandehurit Qemalaj në Fier. Ndërkohë, vetë Bledar Qemalaj kishte kohë që e ndiqte gjakësin e tij. Si i pandehuri dhe viktima ishin banorë të Fierit. Ndërkohë që autori arriti të zbulojë vendndodhjen e hasmit në Tiranë dhe ta vrasë atë.
#