Hapet shesh, skema e lëvizjes Ja ku zhvendosen stacionet e transportit publik
14/11/2011 Sheshi “Skënderbej” hapet sot për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësoreve
Rikthehet sërish qarkullimi i automjeteve në sheshin “Skënderbej”. Duke filluar nga dita e sotme, krahas këmbësorëve nëpër shesh tashmë do të qarkullojnë edhe automjetet, sipas skemës së mirëpërcaktuar për të gjitha hyrjet e daljet nga Bashkia e Tiranës. Konkretisht, qarkullimi i automjeteve nëpër shesh do të bëhet sipas një skeme të detajuar me korsitë e hyrjes dhe të daljes për çdo aks. Gjatë ditës së djeshme ekspertët e këtij institucioni kanë konfirmuar se për të gjitha hyrjet në shesh, që janë edhe pjesë e kryqëzimeve, qarkullimi i automjeteve do të bëhet vetëm me një korsi, ndërsa për daljet janë parashikuar dy korsi. Në tabelën bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të detajuar plotësisht mënyrën se si do të bëhet kalimi me makina në të gjashtë pikat hyrëse të kryqëzimeve, ku për secilin rast menaxhimi i qarkullimit do të bëhet nga semaforët e vënë në punë tashmë. Për të sistemuar sistemin e lëvizjes është menduar që në të gjitha rrugët brenda unazës së vogël do të jetë i ndaluar ëëndrimi 24 orë në të dy krahët e tyre. Zgjidhje i është dhënë edhe problematikës së konstatuar prej vitesh si pasojë e qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rënë. Për këto të fundit ekspertët bëjnë me dije se në skemën e re është vendosur që të ndalohet qarkullimi i mjeteve përveç veturave dhe autobusëve qytetës në brendësi të unazës së vogël me kufizim 24 orë, me përjashtim të mjeteve të shërbimit të urgjencave, zjarrfikësit. Subjektet dhe institucionet do të kryejnë veprimtarinë e tyre me autorizimet përkatëse sipas sinjalistikës së vendosur. Me ndryshime është shoqëruar edhe vendosja e stacioneve të reja të linjave urbane. Me përjashtim të linjave të transportit urban të Tufinës, Saukut dhe Porcelanit, për të gjitha linjat e tjera janë ndryshuar stacionet e vendqëndrimit, të cilat i gjeni në tabelën bashkëngjitur shkrimit. Pavarësisht çeljes së qarkullimit për makinat në shesh, punimet do të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme për t’u dhënë fund edhe punimeve të mbetura, si: plotësimi i ndriçimit në shesh dhe spoteve në trotuare, përfundimi i veshjes së shkallëve te Muzeu Kombëtar dhe Pallati i Kulturës, përfundimi i punimeve të vogla rifiniture si dhe përfundimi i hapësirës para Bankës së Shqipërisë.
Skema e qarkullimit nëpër shesh
1. Qarkullimi i mjeteve në dhe përreth sheshit “Skënderbej” do të kryhet si më poshtë:
- Kryqëzimi te bulevardi “Zog I” me rrugën “Ded Gjo Luli” - hyrja në shesh do të jetë me 1 korsi dhe dalja nga sheshi me 2 korsi, e cila do të menaxhohet me semaforë.
- Kryqëzimi te Rruga e Durrësit me rrugën “Ded Gjo Luli” - hyrja në shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi vetëm drejt dhe do të menaxhohet me semaforë.
- Kryqëzimi te Rruga e Kavajës me rrugën “Ded Gjo Luli” - hyrja në shesh me 1 korsi dhe dalja nga sheshi me 2 korsi vetëm drejt dhe do të menaxhohet me semaforë.
- Kryqëzimi te rruga e “Luigj Gurakuqi” me rrugën “xhorxh Bush” - hyrja në shesh me 1 korsi dhe dalja nga sheshi me 2 korsi vetëm drejt dhe do të menaxhohet me semaforë.
- Kryqëzimi të Rruga e Dibrës me rrugën “Bardhok Biba” - hyrja në shesh do të bëhet nga rruga “Urani Pani” me 2 korsi deri në bulevardin “Zog I” dhe do të menaxhohet me semaforë.
- Në të gjitha rrugët brenda unazës së vogël do të jetë i ndaluar qëndrimi 24 orë në të dy krahët e tyre.
Ndalohet qarkullimi i mjeteve përveç veturave dhe autobusëve qytetës në brendësi të unazës së vogël të qytetit me kufizim 24 orë, me përjashtim të mjeteve të shërbimit të urgjencave, zjarrfikësit. Subjektet dhe institucionet do të kryejnë veprimtarinë e tyre me autorizimet përkatëse sipas sinjalistikës së vendosur.
Risistemimi i stacioneve të linjave qytetëse
- Linjat Kinostudio–Kombinat dhe ish-uzina “Dinamo” e re–Sharrë do të qëndrojnë te stacioni (xhepi i ndalimit) përballë Teatrit të Kukullave.
- Linja urbane e Tirana e Re do të qëndrojë te stacionet (xhepat e ndalimit) në krah të 15- katëshit dhe Muzeut Kombëtar.
- Linjat e Laprakës dhe e Institutii Bujqësor do të qëndrojnë te stacion (xhepi i ndalimit) përpara Muzeut Kombëtar.
- Linjat urbane e Tufinës, Porcelanit dhe Saukut do të qëndrojnë në të njëjtin stacion si më parë - te Kulla e Sahatit.
Përmbytjet nga shiu, nis sistemimi i kolektorëve në kryeqytet
Një tjetër ndërhyrje e nisur tashmë nga ekspertët e bashkisë është dhe sistemi i kolektorëve për largimin e ujërave të shiut, mosfunksionimi i të cilave për vite me radhë ka përballur kryeqytetasit me situatë kaotike për shkak të përmbytjeve të disa rrugëve nga reshjet. Për këtë kreu i menaxhimit të shërbimeve në bashki, Taulant Zeneli, ka shpjeguar gjatë ditës së djeshme se realizimi i ndërhyrjeve në përmirësimin e rrjetit po kryhet në bashkëpunim me ndërmarrjen e ujësjellësit. Fillimisht ndërhyrjet kanë nisur në rrugën “Don Bosko”, e kthyer prej kohësh në shqetësim për qytetarët dhe përdoruesit e mjeteve. Zeneli tha se në buxhetin e vitit 2012 janë parashikuar fondet e domosdoshme për sistemimin e kolektorëve mbledhës të kryeqytetit. “Pavarësisht investimeve të bëra më parë, aktualisht problematika vazhdon. Për këtë arsye nga ana e Bashkisë, në kuadër të përgatitjes së projekteve për buxhetin e vitit 2012, në bashkëpunim të ngushtë edhe me Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve, e cila ka përgatitur një projekt, do mundësohet fillimi i punimeve për zgjidhjen e këtij problemi në këtë zonë, dhe kjo do të vazhdojë më tej me kompletimin e gjithë zonës nga ana e Bashkisë së Tiranës”, - ka pohuar Zeneli. Falë ndërhyrjeve të deritanishme është bërë e mundur sistemimi i kolektorëve në zonën e “Komunës së Parisit”, ndërsa në ditët e ardhshme aksionet do të shtrihen në rrugë të tjera të kryeqytetit që janë listuar si zona problematike.