E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK Buxhet alternativ


Lidhja Demokratike e Kosovës duket se ka filluar ta luajë rolin e qeverisë nën hije. Në një konferencë për mediat subjekti më i madh opozitar kundërshtoi projektligjin për buxhetin e vititi 2012 me arsyetimin se nuk është buxhet që ndihmon ekonominë e vendit.

Dhe në vend të kësaj LDK-ja shumë shpejt do të dalë me projekt buxhetin alternativ të cilin do ta prezantojë gjatė seancave të kuvendit kur të fillojë diskutimi për këtë cështje.

“Ne vlerësojmë se sikurse në këtë vit, edhe buxheti i vitit 2012 ka të njëjtat probleme strukturore: deficiti buxhetor pritet të jetë 3.5% e GDP-së, që është mbi nivelin e lejuar me normat evropiane, të cilat thonë që deficiti buxhetor nuk duhet të kalojë 3% tė GDP-së, 466 milion apo 34% e të hyrave janë bazuar në burime të supozuara të cilat nuk janë realizuar as këtë vit (tërheqjet nga FMN, Privatizimi i PTK-së dhe letrat me vlerë) Nuk ekziston paritet në mes të kategorive të shpenzimeve buxhetore. Rritja e buxhetit për mallra dhe shpenzime nuk është në linjë me investimet kapitale”, tha eksperti i ekonomisë i LDK, Avdulla Hoti.  

LDK-ja akuzon qeverinë se e ka shndëėrruar buxhetin në vegël të politikave dhe vendimeve të gabuara elektorale e jo buxhet i zhvillimit ekonomik.

Sipas Avdullah Hotit korniza afatmesme e shpenzimeve 2012- 2014 është dokument i pavlerë ndërsa plani i Bullgarisë u hodh poshtë nga vetë përpiluesit pasi arritja ekonomike prej 7-8 përqind është vetëm iluzion sikurse edhe zvogëlimi i papunësisë për 8-10 përqind.

 
Por për të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me buxhetin alternativ të LDK-së gazetarët nuk morën përgjigje, pasi sic u tha prezantimi i tij do të bëhet më vonë.

LDK -ja kritikoi qeverinë për padrejtësi  edhe sa i përket shpërndarjes së investimeve në arsim nëpër komuna. Në një moment madje u krahasua se komuna e Malishevës merr të njëjtën shumë të investimeve në shkolla sa Prishtina, e cila numëron 15 përqindëshin e totalit të nxënësve në nivel të Kosovës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Qeveria serbe, dokument për veriun
Qeveria e Serbisë është duke përgatitur një dokument që do t’ia sugjerojë Kuvendit lidhur me veprimet për Kosovën dhe qetësimin e situatës në veri. Veri, autokolona e KFOR kalon në Jarinjë
Autokolona e KFOR-it ka kaluar përmes një lejeje të dhënë nga serbët e veriut barrikadën që pengonte hyrjen e saj në pikën kufitare të Jarinjës. Vetëvendosje, interpelancë me Lilën
Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi të hënën se do të parashtrojë një kërkesë për interpelancë me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, për të diskutuar mbi raportin tregtar mes Kosovës dhe Serbisë. Feith: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kufijsh
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovës, Peter Feith ka përsëritur se bashkësia ndërkombëtare nuk do të pranojë asnjë ndryshim të kufijve. Ai ka vlerësuar se situata në Ballkan është e stabilizuar gjeografikisht. Serbët ndalojnë makinat e KFOR-it në Jarinjë
Në hënën në orët e mëngjesit, serbët kanë bllokuar kalimin e mjeteve transportuese të kontigjentit amerikan të KFOR-it, në komunën veriore, në Zveçan.

Lajmet kryesore

Bankat, vjen ligji që i shpëton nga kriza
Institucionet kthehen në filiale
Llogari në Bruksel për sigurinë e avionëve
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
PS, kongresi i bashkimit apo përçarjes?
Berisha: Taksat nuk do të rriten

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›