E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhërrëfim nga Baudelaire

Spleen një kaleidoskop fotosh, këngësh dhe milituarash frymëzuar nga poema e Charles Baudelaire Le Spleen de Paris 1869.

Elsa Demo

Alban Hajdinaj po punon prej dy muajsh për të ndërtuar ekspozitën e përvitshme dhe më e rëndësishmja në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në origjinë të këtij Onufri, që hyn në vitin e tetëmbëdhjetë, është estetika e modernitetit sipas Charles Baudelaire (1821-1867). I frymëzuar prej esesë së poetit simbolist modern, Piktura e jetës moderne, Hajdinaj po mbledh një tubë punësh që janë krijuar përgjatë dhjetëvjeçarësh të traditës dhe historisë së re të artit pamor shqiptar.

Nga biseda me Alban Hajdinaj (1974) mësojmë se ka të ngjarë që kjo të jetë një ekspozitë antologjike mbi tematikën e modernitetit, me autorë të djeshëm e të sotëm të përfaqësuar në gjithë natyrat e mediumeve.

Onufri 2011, edicioni XVIII mbahet më 22 dhjetor 2011 5 shkurt 2012. Juria ndërkombëtare vlerëson tre punët më të arrira e si me shaka Hajdinaj thotë se fitues i këtij edicioni mund të jetë dhe një artist i vdekur. Galeria Kombëtare e Arteve ka deklaruar se kuratori u caktua nga këshilli organizativ i këtij aktiviteti. Alban Hajdinaj është njëkohësisht edhe punonjës i sektorit të studimit dhe edukimit artistik në GKA.

Punët e Hajdinajt hynë në pavijonin e artit bashkëkohor të pas viteve nëntëdhjetë në GKA. Është një pjesëmarrës në disa edicione të Onufrit. Në një nga herët e fundit është prezantuar me një cikël vizatimesh, mbi faqet e librave të shkollës. Shpesh me punët e tij ai shpreh idenë se përpjekja për origjinalitet dhe krijim nga hiçi është një dështim i njohur tashmë. Ai e ka vënë re këtë gjë edhe në Onufër.

Mbi çfarë motivi po i mblidhni punët e këtij Onufri? 

Ideja për këtë Onufër sillet rreth Piktura e jetës moderne, titulli i një eseje që ka shkruar Charles Baudelaire më 1863. Jam duke kërkuar jo punë të bëra domosdoshmërisht sot, por në një kontekst tjetër dhe që krijojnë rezonancë me një ese mbi artet të shkruar 150 vjet para.

Rezonancë të çfarë ideve?

Baudelaire hedh idenë që arti ka qenë modern në të gjitha kohërat dhe jep çelësin se si ne të kuptojmë modernitetin e epokave të tjera të mëpërparshme. Ai merret me përshkrimin e jetës. Pikturat dhe skicat që na sjell si shembull janë piktura të jetës së përditshme në metropol, që paraqesin ndryshimet, jetën sociale, zhvillimin e makinës, e mjeteve të reja që hyjnë në përdorim. Dhe ekspozita do të shkojë drejt një kërkimi të modernitetit apo të rrënjëve të modernitetit në Shqipëri që mund të gjendet dhe te punë më të vjetra. Të them të drejtën nuk kam gjetur punë interesante të kohëve të fundit.

Po përmbysni skemën e aktualitetit në ekspozitën ndërkombëtare?

Nuk është çështje qejfi që të thyesh skemën, por e di që Onufri ka qenë një lloj skeme që kërkon punë brenda konceptit të kuratorit. Unë nisem nga qëndrimi im. Është diçka ndryshe. Është një kërkim në punë realisht të vjetra. Unë fare mirë mund ti rikthehem realizmit socialist, fotografëve të vjetër. Fotografia është pjesa që më intereson më tepër, bashkë me pikturën. Shoh me shumë interes fotografinë e viteve 70, edhe më të hershme, pse jo.

Po krijoni një antologji të modernitetit?

Veprat i lidh aspekti modern që bartin në vetvete. Baudelaire është më specifik në modernitetin që hedh si ide, kur pohon se moderniteti ka qenë dhe do të jetë gjithmonë. Ai përpiqet të shkatërrojë rendin e vjetër të vlerave dhe parashtron një estetikë që influencoi te piktura që pasoi e Manet-së, Courbet-së. Piktura e jetës moderne duhej të tregonte jetën, kushtet e reja në të cilën jetohej, përvojën e jetës në metropol, Parisi atëkohë po bëhej i tillë. Për Baudelaire-in ishte i shëmtuar, e ai futi pikërisht estetikën e të shëmtuarës. Mua më duket me interes që ai hedh një modul për ta parë të tashmen duke kuptuar të shkuarën. Kjo mund të duket e çuditshme tek Onufri meqë Onufri…

Synon të zbulojë atë që është e re tani për tani…

Po, po ne nuk e kuptojmë dot të renë pa kuptuar të vjetrën.

Po bëni një revizionim të panoramës së artit, po shkoni drejt që kristalizimi të asaj që ka ndodhur?

Kam përshtypjen që nuk është parë ndonjëherë moderniteti me këtë sy. Nuk kam parë ndonjë studim mbi modernitetin e artit figurativ në Shqipëri. Bëhet ndonjëherë pyetja kur ka filluar, me çfarë daton, kur ka hedhur rrënjën e parë si qëndrim.

Para se të operonit me estetikën e Baudelaire-it mbi modernitetin, çfarë u shkas që ju ta vendosnit këtu këndvështrim për Onufrin?

Jam bërë skeptik dukë parë edicionet pararendëse të Onufri, duke parë çfarë ekspozohet më së shumti, çfarë ka zënë vend kohët e fundit. Më duket se gjithë produkti artistik ka hyrë në ca terma shumë të ngurtë, është kthyer në një lloj retorike që reflekton problemet e kohës. Them se është ngushtësuar shumë pikëpamja mbi artin. Them edhe që ky lloj këndvështrimi mund të çlirojë pikëpamje mbi artin. Onufri smund të jetë gjë tjetër veçse një qasje se si njerëzit ta kuptojnë artin. Njerëzve iu duhet dhënë një mundësi se si ta shohin artin. Kurse pjesa e konkursit nuk më intereson.

Si po ecën kërkimi në terren?

Jam në proces. Kam parë fotografi interesante, piktura ca më pak. Nuk do doja ti zbuloja. Kam parë në arkiva të vjetra, po edhe në arkiva bashkëkohore. Kam përshtypjen që fotografia është një zhanër që ka ecur shumë në Shqipëri, duket se ka ecur shumë më përpara se arte të tjera në Shqipëri. Sa për pikturën duket tek artistët është ushtruar një trysni. Ata janë përpjekur që të bëjnë atë që kërkohet, e furnizojnë si të thuash kërkesën me prodhim. Janë artistët vetë që kanë një lloj skepticizmi për punën e tyre.

A nuk ngatërrohet me modernitetin ky reagim, ti përgjigjesh asaj që kërkohet?

Modernitet këtu shihet si qasje ndaj problematikës sociale që duket gati mediatike, por nuk është ky moderniteti që mendoj unë. Modernitetin e gjen në një figurë, në një autoportret. Çfarë ka ndodhur me këto zhanre të artit, pse janë zhdukur? Këto janë pikëpyetje që unë do doja ti shtroja. Pse piktura është kthyer në një lloj retorike që bën dhe pyetjen dhe përgjigjen vetë dhe nuk i lë asgjë shikuesit çfarë të shtojë, sepse autori e mbaron para se ta fillojë. Unë shpresoj që Onufri ti shtrojë këto pyetje. Për mua kjo do të ishte e mjaftueshme.

Kur duhet të jetë gati?

Më 22 dhjetor.

Vetëm me artistë shqiptarë?

Fokusi i parë është këtu brenda. Por do doja të shtoja qoftë edhe një artist të huaj që ka dhënë kontribut specifik në këtë fushë. Estetika e Baudelaire-it është lëvruar rëndom, nuk jam unë që po e sjell. Ka artistë që janë influencuar krejtësisht nga kjo estetikë dhe kanë punuar e punojnë për këtë. Unë jam në përpjekje e sipër, pa harruar vështirësitë e shumta. Të thërrasësh një artist të huaj duhen para.

Onufri punon me 20 milionë lekë të vjetra akoma?

Ndoshta aq. Sigurisht që janë shumë pak. Nuk e di si është punuar më parë.

Si e ndjeni dhe prekni ju modernitetin?

Të gjithë artistët e prekin modernitetin, sepse kam përshtypjen që gjithë jeta të shfaqet në k

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›