E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK Gjilan: Zëdhënësi i Komunës, është i paditur

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës në Gjilan, zëdhënësi i ri i kësaj komune, është i paditur.

LDK nuk ka lënë fjalë të keqe pa thënë për zëdhënësin Riad Rashiti. Madje sipas LDK-së, ky zëdhënës është gjysmanalfabet.

Gjithçka që bënë zëdhënësi Rashiti, për LDK-në është “falls”./Indeksonline/

 Më poshtë lexoni të plotë reagimin e LDK-së në Gjilan

“Te paditurit i bëjnë dëm partive politike, ekonomise, institucioneve, shkollave, kulturës..., se i klanizojnë. Por, më së shumti i bëjnë dëm vetes se shpërfaqin tërë paditurinë e tyre, që mundohen ta kamuflojnë, duke pranuar detyra që s’mund t’u dalin zot. E, kështu, bëhen gazi i botës. Por, kurrë nuk e kuptojnë këtë. Se mediokrit janë gjysmanalfabetë. Këta, nuk është thënë rastësisht, janë njerëzit më të kqinjë. Të këtillë i bënë padituria e tyre, që ua bën shpirtin sa të miut. Për fat të keq, të tillë kemi sa të duash në institucionet tona, e i tille eshte zedhenesi i Ri i komunes e i quajtur Riad Rashiti.

Demagogjia e tij është tipari kryesor. Falls flet. Falls buzëqesh. Falls të përshëndetë. Falls ecë në rrugë. Mendon se Bota sillet rreth tij. E shefave u përkulet deri në gjunjë, kur nuk e sheh kush.

Soji i tille i politikanit më së shumti i bene dëm qytetareve. Duke qenë individë me aftësi të kufizuara intelektuale, pranojnë të ushtrojnë veprimtari që s’mund tu dele mbane.

Reagimi i sotshem pa pike marifeti tregon demagogjinë qe ky zedhenes ka, demagogji e trasheguar nga te paret e tij, gjithashtu politikan me pikpamje staliniste.

Ne si LDK i kemi sqaruar opinionit se ai vertet ka shkelur ligjin, dhe padyshim qe e kemi te faktuar kete argument edhe nga Agjensioni Anti Korrupsion, ku ai ne vend te shpjegimeve luan rolin e demagogit te pashkolluar.

Soji i tille pranon t’i marre te gjitha përgjegjësitë, pa e matur veten aspak se a do të mund të jenë në nivelin që kërkojnë ato. E rëndësishme për te nuk është se a meriton a jo për një detyrë të caktuar, por të duken si njerëz të rëndësishëm.

Dhe kështu, duke marrë përgjegjësi që nuk përputhen me mediokritetin e tij, me tone ta plotësoj në opinion mungesën e aftësive intelektuale që ka. Çdo detyrë e pranone vetëm që ta krijon bindjen e rrejshme për vete se eshte dikushi. Si mediokritet që eshte, paraqitet si shumë megalomanë kudo që punon. Dhe shet mend se gjoja dinë çdo gjë.

Prandaj soji i njerezve te tille, janë të mërzitshëm kudo që punojnë. Se imponohen për t’i bindur të tjerët që janë shumë të zotët. Të mërzitshëm i bënë mediokriteti i tyre. Për t’u mbajtur sa më gjatë në skenën politike, kulturore, ekonomike etj. Keta jane humbes gjithmone sepse gjithmonë frigohen nga intelektualet e mirefillte, frigohen nga realiteti. Keta jane mediokret dhe demagoget si soji i Riad Rashitit

Soji i tille eshte i rrezikshem edhe per shoqerine sepse behet i dijshëm, dhe realisht eshte medioker, eshte medioker sepse ne reagimin e tij thote se eshte njeri i ligjit edhe kur e shkel ate.

Dhe ti, po e kundërshtove klanin e mediokërve, do të bëhesh edhe vetë objekt i aparaturës së intrigave të tij. Se klanet e mediokërve duan që të jesh konformist, përndryshe të shpallin luftë të rreptë. Klanet e mediokërve ekstazohen, kur ia arrijnë qëllimit t’i margjinalizojë intelektualët e mirëfilltë.

Ekstazohen se janë mediokër. Në luftën që bëjnë ndaj intelektualëve të mirëfilltë, fytyra e tyre e vërtetë zbulohet shumë shpejt. Dhe, shumë shpejt kuptohen nga opinioni se nuk janë gjë tjetër veçse mediokër, që përmes ruajtjes së posteve të tyre, ose ngjitjes në to, duan t’i plotësojnë dobësitë e veta intelektuale. Mediokritetet i bëjnë dëm partive politike, shkollave, kulturës, ekonomise dhe gjithe shoqerise...,se i klanizojnë.

Sa keq që kemi kaq shumë mediokër. Sa keq dhe sa e dhimbshme është që nuk e kuptojnë se sa të vegjël janë. Shumë të vegjël. Sa keq që janë fluskë sapuni në shoqëri, e mendojnë se kravatat që i mbajnë, i kanë bërë autoritete. Zoti ua ruajtë shëndetin mediokërve! Se mendët i kanë për salltanet…”

29.01.2013 Kryesia e LDK-së, Gjilan
Gjilan
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›