E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK: Investimet fiktive te Qemajl Mustafes

Lidhja Demokratike, dega në Gjilan, nuk po pajtohet më deklarimet e ekzekutivin komunal, se në Gjilan nga viti 2008, deri ne 2011 vlera e investimeve kapitale ka arrit në 70.494,916.40 euro. Sipas LDK-së kjo shifër në shikim të parë duket jashtëzakonisht befasuese për qytetarë, dhe befasuese për pushtetarë, sepse realiteti është ndryshe dhe ky pasqyrim është një fontanë dëshirash, si dhe është një mashtrim zyrtarë që ju bëhet qytetarëve dhe organeve të ndryshme duke përfshi edhe kuvendin komunal si organ më i lartë i kësaj komune.

“Në praktikë ju qytetarë jeni dëshmitarë që këto investime nuk qëndrojnë janë joreale respektivisht fiktive për periudhat që po flasim se janë bërë këto investime,si dhe me rastin e fundit të ‘’Sahat Kullës’’ u vërtetu si dhe u pranua publikisht nga kryetari i komunës se është gabue me publikimin e kësaj shifre në këtë broshurë që jep me kuptua se ka edhe gabime tjera por që ne mendojmë se janë të qëllimshme dhe se për këtë mashtrim zyrtarë të qytetarëve duhet të japin përgjegjësi ata që kanë hartuar dhe lejuar një publikim të një dokumenti të tillë zyrtar skandalozë që nuk bazohet në të vërtetën faktike dhe juridike”, konsideron LDK.

Edhe ato punë, që po kryhen, sipas LDK-së, projektet po punohen ‘’shkel e shko’’ dhe ne lidhje me këtë dukuri LDK ka dhenë disa shembuj.

“Po nisemi nga projekti më madhorë përmes së cilit janë fituar dy palë zgjedhje 2007 dhe 2009, projekti i lumit Mirusha i cili ka fillue në praktikë më datë 25 gusht 2009, i cili sa është duke u punuar në një drejtim aq është duke u dëmtuar në drejtimin tjetër ,si rezultat i punës jo të mirë dhe mbikëqyrjes jo adekuate,si dhe kujdesit ndaj projekteve nga autoritetet e caktuara komunale”


Sipas LDK-së është edhe një projekt ku nga zyra e prokurimit është nënshkruar kontrata për rregullimin e shtratit të lumit ‘’BAJA’’ por se në praktik nuk është zbatuar, ose ka filluare dhe është ndërprerë dhe arsyet nuk i dihen.
“Poashtu kemi projekte që figurojnë se janë krye e ne realitet janë ende ne gjysmë p.sh. Asfaltimi i Rrugës ‘’Hasan Remniku’’ sipas kontratës së nënshkruar të prokurimit asfaltimi i asaj rruge në tërësi është dashtë të jetë e përfunduar”

“Poashtu kemi projekte që figurojnë se janë krye e ne realitet janë ende ne gjysmë p.sh. Asfaltimi i Rrugës ‘’Hasan Remniku’’ sipas kontratës së nënshkruar të prokurimit asfaltimi i asaj rruge në tërësi është dashtë të jetë e përfunduar”

LDK, thotë se rastri njejt është me rrugën e Kravaricës ku është nënshkruar kontrata me zyrën e prokurimit për asfaltim të rrugës ndërsa gjendja në terren është krejt ndryshe. “Për më tepër mundeni me shikue përmes fotove gjendjen reale të asaj rruge jashtëzakonishtë të vështirë për tu kaluar në këto kohë”

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›