E Diel, 1 Nëntor 2026

Sicilianët ngjyrosin NEWBORN-in

Para një jave e ngjyrosen Lushtakët e Skenderaj. Sot, obeliskun e pavarësisë së Kosovës, i cili gjendet para Pallatit të Rinisë, po e ngjyrosin tre sicilian nga Italia, dhe disa kosovarë tjerë.

“NEWBORN”, monumenti me të cilin identifikohet shteti i Kosovës, po ngjyroset me flamujt e të gjitha shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Edhe, pse Qeveria e Kosovës para një jave e kishte ngjyrosur atë, pas dy ditësh, ishin vendosur ilegalisht dhjetëra nënshkrime.

Iniciativa për këtë ngjyrosje vjen në prag të pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës nga Fisnik Ismaili, ideator dhe realizues i obeliskut.

Edhe pse po ngjyroset pa lejen e Qeverisë, Imaili tha për Indeksonline se, këtë po e bënë në shenjë revolte që Qeveria nuk u konsultua fare më të kur e ngjyrosi obeliskun. Ismali thotë se po e realizon një ide që e kishte edhe më herët.
“Qeveria nuk u konsultua fare me autorin e sajë. Kjo është shkelje të drejtave te autorit. Kjo qeveri vazhdimisht, tash 5 vjet, refuzon kërkesën time me ia vendosë një bazament, me e ngjyrosë çdo vit ndryshe edhe me e hapë një kiosk, mu ishin shitë suvenire të NEËBORN, me paratë e të cilave ish mirëmbajt vetë monumenti, pa e ngarkuar tatimpaguesin”, tha Ismaili.

Ndryshe, Ismaili u ka bërë ftesë qytetarëve që të shtunën, nga ora 10 të mblidhen para Pallatit të Rinisë në Prishtinë, që është adresa e “NEËBORN”-it që nga 17 shkurti i vitit 2008, duke marrë me vete njërën nga pajisjet e mëposhtme:

- Brusha ose rollera (valaka) të të gjitha llojeve dhe madhësive
- Tharëse flokësh, sa më shumë, më mirë
- Sa më shumë lecka
- Dorëza, kapela dhe rroba që nuk ju duhen, për ngjyrosje
- Shkallë apo skele për të arritur lartësitë në 3 metra
- Ndihmë financiare për të blerë ngjyrat
- Ndihmë me ushqim dhe pije për vullnetarët. /Indeksonline/

https://

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›