E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK akuzon Bujën për rrënim të UP-së

Lidhja Demokratike e Kosovës sërish ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, përkatësisht ministrin e Arsimit, Ramë Buja.

Në një reagim të kësaj partie, thuhet se ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, publikisht, i ka pohuar disa të vërteta që i dinte çdokush në Kosovë, por që kjo Ministri, dhe vetë Ministri Buja, janë munduar t`i mohojnë me forcë.

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që Qeveria të mos ndërhyjë në çështjet akademike të universiteteve publike, që t`i lejojë vetë ato të zhvillojnë politikat, për të rritur cilësinë dhe për të hapur rrugë për kërkime shkencore.

“Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që të respektohet Strategjia për Arsimin e Lartë 2005-2015, si dokument me peshë themelore, që përcakton zhvillimin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga Qeveria të zhvillojë politika të punësimit dhe politika sociale dhe të mos fsheh mungesën e tyre duke rritur numrin e studentëve pa asnjë kriter”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›