Rexhepi: BE-ja kushtëzon Kosovën për vizat

"Bashkimi Evropian po e kushtëzon Kosovën për liberalizimin e vizave, me bisedimet me Serbinë". Këtë deklaratë e ka dhënë ditën e martë, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
"BE-ja po na kushtëzon me bisedimet me Serbinë. Këtë ia kam thënë edhe zyrtarëve të Komisionit Evropian në Prishtinë, e kam thënë edhe në Bruksel. Iu ka dhimbur kjo e vërtetë", ka thënë Rexhepi gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane.
Sipas tij, liberalizimi i vizave duhet të fitohet në bazë të meritave.