LDK dhe AAK nuk mbështesin VV për pikat kufitare
PRISHTINË- Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk do mbështeasin iniciativën e Lëvizjes Vetëvebndosje, për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë edhe nëse Qeveria nuk e implementon mocionin e kaluar ditë më parë në Kuvend, raporton gazeta “Zëri”.
Ndonëse ditë më parë, pikërisht falë votave të këtyre dy partive, Vetëvendosje kishte kaluar mocionin për reciprocitet politik, ekonomik e tregtar me Serbinë, megjithatë përfaqësues të LDK-së e të AAK-së thonë se do të kërkojnë rrugën institucionale për implementimin e këtij mocioni.
Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, ka thënë se ky mocion e ka pasur gjithë mbështetjen e opozitës në Kuvendin e Kosovës e që, sipas saj, ka qenë një mocion që ka treguar se kur opozita vërtet vepron e bashkuar edhe mund t’i arrijë qëllimet e veta.
Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani ka thënë se AAK do t’i ndjekë format ligjore nëpërmes institucioneve për zbatimin e mocionit të Kuvendit.
(el.me/BalkanWeb)