E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK dhe AKR: Jahjaga mos të shkelë marrëveshjen

Për LDK-në është krejtësisht e papranueshme rishikimi i marrëveshjes ndërmjet tre liderëve politikë për zgjedhjen e presidentit.

Qëndrimi i tillë është ritheksuar pas deklaratës së shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili ka thënë se marrëveshja edhe mund të rishikohet nëse kjo do të ishte për të mirën e vendit.

“Nëse e ka thënë një zyrtar i PDK-së se mund të rishikohet marrëveshja, atëherë është deklaratë e papërgjegjshme, që tingëllon si mashtrim ndaj partnerëve dhe ambasadorit Dell”, ka thënë Ismet Beqiri.

Duke komentuar faktin se Gjykata Kushtetuese është duke u angazhuar për të interpretuar nëse është kundërkushtetuese ndërprerja e mandatit pesëvjeçar të Jahjagës, Ismet Beqiri ka thënë se të gjithë janë peng të marrëveshjes.

Ndërkohë, edhe qëndrimi i AKR-së është se nuk duhet të ketë asnjë lëkundje nga marrëveshja ndërmjet tre liderëve politikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›