SHBA:Serbia të përmirësojë raportet me Kosovën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u janë bashkuar thirrjeve të Bashkimit Europian për Serbinë, që kjo e fundit të përmirësojë raportet me Kosovën. Bashkimi Evropian ka tërhequr vërejtjen se kjo çështje mund të jetë pengesë e madhe në rrugën e Serbisë për në BE.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, ka refuzuar të komentoj çështjen e bojkotit në inagurimin e presidentit serb Nikoliç, por tha se sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, ka folur me telefon me të pas zgjedhjes në krye të shtetit.
“Mesazhi ynë për qeverinë e Serbisë ishte që ne dëshirojmë të punojmë me presidentin e ri dhe ne dëshirojmë të shohim që Serbia të vazhdoj rrugën e integrimit, të jetë në paqe me Kosovën dhe të punoj për çështjet e mbetura, që ata i kanë së bashku”, shtoi zëdhënësja Viktoria Nuland.