Clinton: Rusia i dërgon Sirisë helikopterë sulmues

Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia po i dërgon Sirisë helikopterë sulmues dhe kanë tërhequr vërejtjen për përshkallëzim dramatik të konfliktit 15 muajsh në këtë vend arab. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha se “sipas informacioneve të fundit, ka helikopterë sulmues në rrugën prej Rusisë për në Siri”, transmetin REL.
Zonja Clinton, gjatë një fjalimi në Institutin Brukings, tha se Washingtoni është i shqetësuar se helikopterët “do ta përshkallëzojnë konfliktin në mënyrë dramatike”.
Sipas saj, pretendimet ruse se furnizimet me armatim në Siri nuk janë të ndërlidhura me goditjen e qeverisë së Sirisë ndaj kryengritësve janë “haptas të pavërteta”.
Ajo tha se pa progres në implementimin e planit paqësor të OKB-së, do të jetë shumë vështirë për ta zgjeruar misionin vëzhgues të OKB-së në Siri.