E Diel, 1 Nëntor 2026

17 të vdekur nga një zjarr në Rusi

Së paku 17 persona kanë vdekur nga një zjarr, që ka shpërthyer në një depo tregtare në Moskë, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

Një zëdhënës i ministrisë së Emergjencave i tha AFP-së se viktimat ishin punëtorë emigrantë.

Nuk është përcaktuar menjëherë shkaku i zjarrit.

Po në Moskë, një zjarr tjetër ka shpërthyer në atë që pritet të jetë ndërtesa më e lartë në Evropë.

Mediat ruse raportojnë se helikopterët kanë hedhur ujë mbi katet e sipërme të Kullës Federale, e cila ende është në ndërtim e sipër dhe pritet të hapet në vitin 2013.

Nuk është raportuar për të lënduar.

Njoftohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga kontakti i një pëlhure me një projektor.

Kulla Federale gjendet në distriktin e ri të bizneseve në Moskë. Ajo parashihet të përbëhet nga disa ndërtesa.

Zjarri ka kapluar katin 93-të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›