Rrezikon Mancini

Fitorja e Manchester Unitedit ndaj Blackburnit mund t’i kushtojë shtrenjtë menaxherit të komshinjve të Cityt, Roberto Mancini.
‘Djajtë e Kuq’ me këtë rast u shkëputën në 5 pikë ndaj ‘Citizens’ dhe, sipas medieve angleze, nëse ekipi i miliarderëve arabë nuk e fiton titullin e kampionit në Premierligë, trajneri italian rrezikon shkarkimin.
City dominoi gjatë pjesës më të madhe të sezonit ndaj United, por që në xhirot e fundit ka regjistruar rezultate të luhatshme. Prandaj, pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe Europa League, City do të mbetej duarthatë, kështu që trajneri italian nuk do të konfirmohej.