E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK-ja akuzon Komunën se po faturon taksa të paligjshme

Kryesia e Degës së LDK-sё në Lipjan, nëpërmjet një komunikate shtypi, ka shprehur shqetësimin dhe ka reaguar ndaj faturimit tё taksave komunale pёr bizneset lipjanase, siç është thënë nё emër tё “mbajtjes se lejeve afariste”, e tё cilat këtyre ditёve iu shpёrndanё bizneseve lipjanase.

LDK-ja, Dega e Lipjanit, pretendon se me gjithë faktin se Ministria e Tregtisё dhe Industrisë me ligjet nё fuqi e ka hequr kёtё lloj takse, Komuna e Lipjanit nё mёnyrё antiligjore vazhdon t’i ngarkojë bizneset. “Madje kjo po bëhet duke adresuar kёto ngarkesa nё formё presioni dhe shantazhi ndaj bizneseve lipjanase se nёse nuk i paguajnё nё afatin 7 ditor do tё pasojnё masa të tjera ligjore komunale”, thuhet në komunikatën e LDK-së, nënshkruar nga kryetari i kësaj dege, Imri Ahmeti.

Ndërkohë që, përderisa Komuna e Lipjanit, përkatësisht kreu komunal, Shukri Buja, ka vazhduar të këmbëngulë se Rregullorja për taksa e tarifa është e bazuar në ligj, nga ana tjetër LDK-ja nё Lipjan kёrkon nga Kuvendi Komunal i Lipjanit dhe nga kryetari Buja tё veprojë konform ligjeve pozitive.

“LDK-ja kërkon tё hiqet dorë nga veprimet antiligjore nё dёm tё bizneseve lipjanase dhe konsideron se kjo formё e ngarkimit tё bizneseve ёshtё nё dёm tё zhvillimit ekonomik tё Komunës tonё, ёshtё nё dёm tё gjenerimit tё bizneseve tё reja dhe si rrjedhojë zvogёlon mundёsinё e gjenerimit tё vendeve tё reja tё punës”, thuhet mes tjerash në komunikatë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›