E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet 40 vjeçari për fajde

Një zënkë mes dy personave në Istog, ka përfunduar me një të vdekur.

Rreth orës 08:25, një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në afërsi të restaurantit “Butrinti”, afër tregut të gjelbërt.

Një dëshmitar i rastit ka thënë për Indeksonline se janë dëgjuar pesë të shtëna nga arma e zjarrit.

Vrasjen për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejsës, Xhevat Ibraj.

“Po ka ndodhur një vrasje. Një person i moshës 40 vjeç ka ndërruar jetë. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Ibraj.

Ai ka njoftuar se nuk dihen motivet e këtij rasti, megjithatë njësitet policore janë në vendngjarje dhe i dyshuari kryesor është arrestuar

Mirëpo, burime të Indeksonline pohojnë se deri te kjo vrasje ka ardhur për shkak të fajdeve.
Mësohet se viktima Ilir K. nga fshati Sudenicë e Istogut i kishte pasur borxh me fajde 40 mijë euro, të dyshuarit Shefqet K, nga Gurakoci./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›