E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia pranon cilindo vendim të Serbisë për Kosovën

Rusia do të pranojë cilindo vendim që do ta marrë Serbia si rezultat të dialogut midis Beogradit e Prishtinës dhe do të mund të përkufizonte një qëndrim të veçantë vetëm nëse do ta ftonte Serbia të jetë garantuese e vendimit të marrë, citon Press të ketë thënë në Beograd këshilltari shtetëror i Federatës Ruse, Modest Kolerov.

Duke krahasuar çështjen e Nagorni-Karabahit me Kosovën, Kolerov ka thënë se Rusia në Nagorni Karabah ruan politikën neutrale dhe e vetmja kërkesë që ka Rusia është që atje të mos përtërihet lufta, ndërkaq sipas mendimit të tij “nga perspektiva ruse më së miri do të ishte kantonizimi ose një lloj ndarjeje e Kosovës”.

Kur është fjala për eurointegrimin e Serbisë, sipas Press-it ai vlerëson se “fatkeqësisht Serbia nuk ka alternativë pos Bashkimit Europian nga arsyeja e thjeshtë gjeografike, meqë Serbia ndodhet aty ku është dhe vështirë mund të ndodhet në një vend tjetër”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›