LDK-ja "auto-kritike" për zgjedhjet vendore

Partia e dytë më e madhe në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës, po kërkon mënyra për reformim të brendshëm pas rezultateve jo të mira në zgjedhjet komunale të nëntorit të vitit të kaluar.
Në një dokument të brendshëm të saj, që pritet të diskutohet në fillim të javës së ardhshme nga udhëheqja e partisë, kërkohet përgjegjësi nga një numër zyrtarësh partiakë në nivel lokal, për dështimet në zgjedhje dhe, siç thuhet, "mosrespektim të vendimeve të kryesisë qendrore të partisë".
Në analizën e brendshme të partisë thuhet se LDK-ja ka arritur që në nivel komunash të shtojë numrin e përfaqësuesve, ndërkohë që thuhet se humbësi më i madh i vendeve në kuvendet komunale, në tërësi, është Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Në një dokument analizë të punës së partisë kërkohen masa ndëshkuese për të gjitha degët e LDK-së që, siç vlerësohet, kanë qenë jobashkëpunuese në proceset zgjedhore.
Kërkohet gjithashtu krijimi i një sistemi më të qartë të "komandimit" në mes qendrës dhe niveleve më të ulta.
Humbje në bastionet e LDK-së
Dokumenti, në të cilin ka patur qasje BBC, mban përgjegjës një numër zyrtarësh të partisë në disa degë të saj, posaçërisht në Gjakovë, Vushtrri, Mitrovicë, Suharekë, Klinë dhe Viti, për rezultatet e dobëta në zgjedhje.
Ata kritikohen gjithashtu se nuk zbatuan rekomandimet e kryesisë qendrore për të mos lidhur asnjë koalicion zgjedhor me PDK-në e kryeministrit, Hashim Thaçi, në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale.
Analiza e brendshme, e hartuar nga i ngarkuari i partisë për hartimin e saj, ministri i Kulturës Lutfi Haziri, vlerëson se përkundër rritjes prej më shumë se 25 mijë të votave në favor të LDK-së, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2007, kjo nuk ka ndihmuar në paraqitjen më të mirë të saj.
Votimi në zgjedhjet lokale ka çuar në humbjen në disa komunave, që janë vlerësuar si "bastion" i LDK-së.
Në veçanti, në dokumentin analizë, thuhet se përgjegjës për këtë gjendje të krijuar në terren janë një pjesë e zyrtarëve të LDK-së që në raundin e dytë të zgjedhjeve kanë bërë koalicione "të heshtura" me partnerin në qeverinë qendrore, PDK-në, pavarësisht kërkesave të kryesisë së LDK-së për të lidhur koalicione me partitë e tjera opozitare.
Por, megjithatë, në dokument vlerësohet se në nivel komunal, përfshirë të gjitha komunat e Kosovës, LDK-ja ka shtuar numrin e përfaqësuesve të saj ndërkohë që PDK-ja ka humbur një numër të konsiderueshëm të ulëseve në këto kuvende komunale.
Përfituesi më i madh vlerësohet të jetë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt.
Një pjesë të "fajeve" për dështimet e partisë në zgjedhje, hartuesit e dokumentit-analizë, ia kanë adresuar KQZ-së duke kritikuar punën "e dobët, të këtij organi zgjedhor".
Në veçanti thuhet se ka shpërputhje të madhe mes mesatares së pjesëmarrjes në zgjedhje dhe listave që kanë ardhur nga qendrat e votimeve.
LDK-ja kërkon ndryshim të ligjit për zgjedhjet që do të ndihmonte nxjerrjen e Kodit Zgjedhor dhe gjithashtu e cilëson si sfidë "azhurnimin" e listave te votuesve, që do të ndihmonte në tejkalimin e abuzimeve me votën.
Në kuadër të rekomandimeve të dala nga dokumenti analizë, kërkohet një përkrahje më e madhe për projektet që ndërlidhen me votuesin e LDK-së, pavarësisht nëse ato nuk gjejnë mbështetje nga qeveria.
Por hartuesit e analizës kanë kërkuar që këto projekte të zbatohen përmes zyrtarëve të partisë që aktualisht gjenden në qeveri, posaçërisht në fushat e shëndetësisë, edukimit dhe të kulturës.
Në fund kërkohet një reformim i plotë në parti, në veçanti në forumet e rinisë dhe të gruas si dhe avancim i strukturave të angazhuara të partisë.
LDK-ja është aktualisht partia e dytë më e madhe në vend, megjithëse ajo u nda më dysh pas një kuvendi problematik zgjedhor në vitin 2006.
Ajo është partia e parë e krijuar në Kosovë në fund të viteve 80-të dhe për shumë vjet qe udhëhequr nga presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova. /bbc/