Dështon arrestimi i “Këmishave të Kuqe”

Forcat e sigurisë tajlandeze kanë dështuar për të arrestuar disa protestues antiqeveritarë të Tajlandës, të njohur me emrin Këmishat e Kuqe.
Zëdhënësi i kryeministres, Suthep Thaugsuban ka thënë se policia ishte afër kapjes së “terroristëve”- përderisa theksoi se qeveria do të vazhdojë luftën kundër keqbërësve.
Por, një lider ishte kapur në një kabllo dhe kishte shpëtuar mandej edhe dy të tjerë.
Ende mbetet e paqartë se si do t’i ndalojë këto protesta Qeveria – që tani hynë në javën e pestë. Protestuesit kërkojnë zgjedhje të reja.
“Ishte një operacion i pasuksesshëm, por që do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha zëdhënësi i qeverisë, Panitan Wattanayagorn, për gazetarët. “Ne duhet të presim raportet e njësive tona në terren”.
Raportet e mëhershme thanë se disa policë “janë marrë peng”, por lajmet nuk janë konfirmuar.