LDK kërkon nga presidentja shpalljen e datës së zgjedhjeve brenda afati kohor

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri i ka bërë thirrje presidentes së vendit që të shpallë datën e zgjedhjeve lokale, jo me larg se në fundin e muajit shtator. Ai është shprehur i bindur për një fitore të LDK-së në shumicën e komunave të Kosovës.
Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri i ka bërë edhe një herë thirrje sot presidentes, Atifete Jahjaga që të shpallë datën e zgjedhjeve lokale, brenda afati kohor, në përputhje me ligjin për zgjedhjet lokale.
Ai ka thënë se fundi i shtatorit është afati optimal për organizim të zgjedhjeve në mënyrë që të shmangen parregullsitë.
Ai ka thënë se presidentja nuk bënë që shpalljen e datës së zgjedhjeve lokal ta lidhë më zbatimin e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 19 prill.
Ismet Beqiri, tha se LDK-ja, në zgjedhjet e ardhshme lokale, do të udhëheqë me shumicën e komunave të Kosovës. Ndryshe Beqiri nuk ka dashur të komentoje së kush do të jetë kandidati i ardhshëm i LDK-së, për kryetar të Prishtinës.
Ai është shprehur i bindur se PDK nuk do të fitoj komunën e Prishtinës, madje e ka akuzuar qeverinë se po pengon realizmin e projekteve të Komunës së Prishtinës./Indeksonline/