Ndahen në qëndrime
Jo gjithmonë mendojnë njësoj Behgjet Pacolli e Mimoza Kusari-Lila.
Lideri i Aleancës Kosova e Re, i cili para disa javësh e nominoi zëvendësen e tij kandidate për Kryeministre të vendit, i ka bërë me dije të mërkurën se kur bëhet fjalë për koalicione, duhet të dihet kush është Shefi.
Qëndrimi i Mimoza Kusari-Lilës, se nuk do të hynte në një qeveri së bashku me Fatmir Limajn Ministër, doli të ketë qenë, thjesht, një qëndrim personal e jo partiak.
Edhe pse është pak vështirë të kuptohet se si njeriu i dytë i partisë jep qëndrim që s’ia përfill as Shefi i saj e as kolegët, megjithatë i tillë cilësohet qëndrimi i Kusari-Lilës.
“Është qëndrim yni që ne të kemi koalicion me njerëz me duar të pastra. Por, ndaj zotit Fatmir Limaj nuk është dëshmuar akoma asgjë dhe akoma nuk ka ndonjë vendim gjyqi. Kështu që deklarata e zonjës Kusari, ku përmendet edhe emri i zotit Limaj, është qëndrim personal i saj dhe jo i partisë”, ka deklaruar Behgjet Pacolli në një intervistë për BBC’në.
I njëjtë ka qenë edhe reagimi i Nënkryetarit të AKR’së, Ibrahim Gashi, sipas të cilit partnerët e koalicionit zgjedhin vetë ministrat.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...