E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpirti në fyt

Familja Cikaj, e cila jeton tash e nëntë vjet në veriun e Mitrovicës, ka vendosur të mos qëndrojë më aty. Shkak për këtë janë kërcënimet, si dhe sulmet ndaj furrës së tyre në Zveçan. Cikajt rrëfejnë tmerrin që kanë përjetuar kohëve të fundit nga bandat serbe. Atyre iu ka ardhur shpirti në fyt, e kanë mbyllur furrën dhe kanë mbledhur plaçkat për të ikur nga veriu. Nga Nebih Maxhuni më 23 dhjetor 2010 në ora 08:57

Pas dy sulmeve me bomba dhe një koktej molotovi ndaj furrës së tij në Zveçan, Isen Cikaj ka vendosur ta mbyllë atë – të vetmen të shqiptarëve në këtë pjesë dhe të largohet nga veriu i Mitrovicës.

Pas tetë vjetësh qëndrimi në lagjen Kodra e Minatorëve, Iseni bashkë me tre vëllezërit e tij dhe familjen ka mbledhur plaçkat dhe ka vendosur të ikë nga kjo pjesë.

Cikajt kanë shumë arsye për ta marrë këtë hap. Thonë se nuk kanë siguri për të jetuar dhe ushtruar veprimtarinë e tyre në këtë pjesë.

“Dy herë jemi sulmuar me bombë dhe së fundi me koktej molotovi. Nuk kemi më çka të rrimë në këtë pjesë”, thotë njëri nga vëllezërit Cikaj.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›