Plus tri raste
Kosovarët mund t’ua shohin sherrin festave të fundvitit dhe ardhjeve të bashkatdhetarëve tanë nga vendet e Perëndimit.
Në Kosovë konfirmohen edhe tri raste të reja me grip të derrave.
Njëri ndër ta është familjar i të infektuarit me këtë virus një ditë më herët, ndërsa dy tjerët nuk kanë lidhje me të infektuarin e parë.
Rastet e reja me grip të derrit i konfirmon për Express Naser Ramadani, drejtor i Institutit për Shëndet Publik të Kosovës.
Ai tha se nga analizat që janë bërë te pacientët që dyshohej se janë të infektuar me gripin e derrave, tre nga ta kanë rezultuar pozitiv.
“Një është i afërm i të infektuarit që ka ardh prej Londrës, ndërsa dy të tjerët nuk kanë ndonjë kontakt me të. Që të tre këta jetojnë në Kosovë”, tha Ramadani për Express.
Ramadani tha se do të ketë shtim të rasteve tash kur bashkatdhetarët vijnë nga vendet e huaja për pushime, por nuk duhet të ketë vend për shqetësim.
“Nuk do të ketë raste enorme, por ne jemi në gjendje gatishmërie për çdo rast”, tha Ramadani. IKSHP, sipas tij, është e pajisur me Tamiflu dhe me të gjitha mjetet tjera të nevojshme. Ramadani tha po ashtu se kanë dërguar edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, atë të Arsimit si dhe nëpër shkolla të gjitha udhëzimet për të gjitha masat që duhet të ndërmerren në mënyrë që gripi mos të përhapet.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...