E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK kundër Mujës

Dega e LDK-së në Prizren, e ka përcjellë e shqetësuar veprimin e pushtetarëve aktual për rishikimin e Buxhetit për periudhën e dytë të këtij viti.

Grupi i ekspertëve të LDK-së vlerëson se ndërrimi i pozicioneve buxhetore nga pushtetarët aktual është kryekëput elektoral, duke anuluar projektet në Zonat ku pushtetarët mendojnë se nuk kanë vota për partinë e tyre, dhe duke i ridestinuar mjetet për projekte në mjedise ku ky pushtet mendon se ka vota për partinë e tyre.

Në anën tjetër me rishikimin e buxhetit, me anulimin e shumë projekteve, janë ofenduar rëndë qytetarët, të cilëve vetë kryetari dhe vartësit e tij iu premtuan realizimin e projekteve, dhe u krekosën para opinionit se u respektuan fjala dhe nevojat e qytetarëve, ndërsa i anuluan projektet kundër vullnetit të këtyre qytetarëve.

U anulua projekti i riparimit të rrugëve dhe kanalizimit në fshatin Legjëndë, u anulua ndërtimi i rrugës në lagjen “Jeta e re”.

U anuluan edhe shumë projekte të rëndësishme, ndërsa u ridestinuan mjetet, në projekte elektorale të partisë në pushtet.
Qeveria Muja edhe me këtë rishikim të buxhetit dëshmon paaftësinë në menaxhimin e mjeteve të taksapaguesve, duke treguar se nevojat e anëtarësisë së PDK-së janë më të rëndësishme se sa nevojat e qytetarëve, atje ku ata më së shumti kanë nevojë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›