Thaçi përshëndet hapjen e zyrave ndërlidhëse

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka përshëndetur sot fillimin e implementimit të marrëveshjes së Brukselit me hapjen e zyrave ndërlidhëse mes Prishtinës dhe Beogradit. Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Thaçi e ka thënë se ky është komunikimi i parë reciprok i nivelit diplomatik mes Kosovës dhe Serbisë, duke e quajtur edhe fuqizim të njohjes së realitetit të Kosovë nga ana e Serbisë.
Kryeministri i vendit tha se obligimi dhe përgjegjësit e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Beograd janë respektimi i Kushtetutës së Kosovës dhe lehtësimi i implementimit të plotë të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/