E Shtunë, 31 Tetor 2026

NYC: Republika e Kosovës në veri

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 23:32

Republika e Kosovës po parapërgatitet për të marrë kontrollin në dy pikat kufitare të premten, që janë ende dy pikat ku qeveria kosovare nuk e ka shtrirë autoritetin e vet, pavarësisht se janë këto dy pika që po kërcënojnë paqen.

Përderisa dy vendet, kohëve të fundit kanë bërë një progres të madh gjatë bisedimeve sidomos për regjistrim të pronës dhe tregtisë, plani për të marrë pikat kufitare, nga Serbia shihet sikurse një sulm i shqiptarëve të Kosovës në një pjesë serbe. Gjendja ishte acaruar gjatë 25 korrikut kur Kosova kushte dërguar njësinë speciale në Veri dhe serbët kishin vrarë një oficer të njësisë speciale.

“Populli atje nuk e pranon këtë – Serbia nuk mund ta pranon këtë”, tha Borko Stefanovic, kryenegociator i Serbisë në bisedime me Kosovën në një intervistë për gazetën New York Times nga zyra e tij në Beograd. “Përballë kemi një krizë që po vije”.

“Kjo mund ta dëmtoj dialogun dhe do të këtë një ndikim shkatërrues të stabilitetit në rajon”, ka shtuar ai.

Nga ana tjetër zyrtarët në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, bashkë me Qeverinë e tyre kanë bërë përgatitjet për të shtrirë autoritetin e tyre në tërë vendin e tyre, pas 12 viteve qëkurse NATO hyri në Kosovë pas një kampanje tre mujore të bombardimeve kundër Serbisë.

Mirëpo, duhet të pranohet se pjesa mbi lumin Ibër de fakto ka qenë një territor serb me popullsi shumicë serbe që kanë jetuar dhe vepruar sipas ligjeve të Serbisë. Serbët vendor dhe qeveria Serbe ende janë të përkushtuar që ta largojnë këtë pjesë nga Kosova.

Për shkak të një intervenimi të mundshëm, mediat vendore por edhe ato të huaja raportojnë se serbët vendorë kanë filluar që të bllokojnë rrugët që nga e marta pasi që kanë mësuar se kosovarët do të marrin kontrollin në kufijtë e tyre.

Problemi i dy pikave kufitare duket se është shumë i ndjeshëm, përderisa serbët konsiderojnë se nga ato dy pika kufitare edhe jetojnë.

Tensionet për kufirin vinë pas një momenti politik dinamik. Analistë të zhvillimeve politike jashtë rajonit mendojnë se problemet e akumuluara tashmë kanë dalë në dritë.

Presioni për të normalizuar marrëdhëniet në mes të dy vendeve është shtuar nga vendet e Bashkimit Evropian. Anëtarët e BE – së, e kanë bërë të qartë se nuk e dëshirojnë një Qipro të dytë dhe një shtet t’i bashkohet BE-së me një problem të njëjtë.

Liderët e të dyja palëve kanë shprehur optimizmin se bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit pasi ishin arritur disa marrëveshje, sidomos ajo për vulat doganore, kishin përparuar.

Këtë javë, zyrtarët e perëndimit kanë bërë thirrje që Qeveria e Serbisë të qetësoj strukturat paralele në Kosovën Veriore.

“Ne mendojmë se Kosovë duhet që të ushtroj autoritetin e vet në tërë vendin”, tha ambasadorja amerikane në Serbi, Mary Warlick. “Ky hap nuk duhet të jetë një pikë që të prish marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë”.

Stefanovic ka thënë se Serbia po kërkon rizgjidhje të problemit në mes të dy “vendeve” përderisa thotë se Serbia kurrë nuk do të njeh Kosovën. “Ne duhet të gjejmë një zgjidhje sistemore sepse ne e dimë se pa zgjidhur problemin e Kosovës nuk o të mund t’i bashkohem Bashkimit Evropian”, tha ai.

Vizita e kancelares gjermane, Angela Merkel në Beograd para tri javëve ku Serbia shpresonte se do të ndante veriun e Kosovës, ju kthye bumerang. Merkel kishte thënë se Serbia nuk do ti bashkohet “BE-së deri sa t’i heq strukturat paralele në veri të Kosovës”.

Gjersa diplomatët perëndimorë në Beograd thonë se pozicioni i palës nuk do të thotë se prezanton një plan për ndarje – në një konferencë për shtyp në Beograd presidenti Boris Tadic, kishte mesazhe të ashpra sot.

“Si një analist sondazhesh mund të them se është e rëndësishme për një politik mbështetja e popullit”, thotë Srdjan Bogosavljevic, drejtor i Ipsos Strategic Marketing në Beograd. “Tani të gjithë e dimë se Kosovë nuk mund të trajtohet më si pjesë e Serbisë”.

Pala kosovare e mbështet bisedimet me ndërmjetësim me Brukselin, thotë Edita Tahiri, lidere e grupit negociator , por vetëm për problemet teknike; nuk bisedohet për sovraniteti, integritetin territorial.

“Ne nuk bisedojmë për këto gjëra”, tha Tahiri.

Përderisa ajo përkrah bisedimet teknik me palën serbe, ajo thotë se Serbia ende ka probleme me anëtarësimin e saj në BE.

“Mendoj se Serbia ka probleme me politikën e jashtme”, tha Tahiri.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje thotë se vendosja e pikave kufitare në veri është kruciale për stabilitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Me pavarësi ne morëm një emër të ri, por pa përmbajtje”, thotë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti për gazetën. “Është kruciale për Kosovën për të pasur një lloj zhvillimi ekonomik dhe të kontrolloj kufijtë e saj dhe territorin dhe të bëhet sovrane dhe jo një shtet i dobët apo shtet i dështuar”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›